E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto Shtepi kulturore dhe mesim te gjuhes shqipe per emigrantet

Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto priti në takim konsujt shqiptarë nga vendet e BE dhe të rajonit. E pranishme ishte edhe shefja e misionit të IOM-it (Organizata Ndërkombëtare e Emigracionit) në Tiranë, Elisa Tsakiri.

Në këtë takim, ministri Haxhinasto theksoi se një nga prioritetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe përfaqësive konsullore shqiptare kudo në botë, ka qenë e mbetet shërbimi cilësor për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë shtetit.

Ai vuri theksin te domosdoshmëria e rritjes së numrit të shërbimeve, të cilat përveç veprimeve të përditshme konsullore, duhet të përfshijnë edhe asistencën ligjore për shqiptarët kudo ku ata jetojnë.

Dhënia e pasaportave biometrike në Ambasadat Shqiptare në Greqi dhe Itali është një histori suksesi e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Në kuadër të zgjerimit të shërbimit konsullor dhe për t’i shërbyer më mirë emigrantëve shqiptare po shqyrtohet hapja e konsullatës shqiptare në Kretë.

Një objektiv i punës dhe aktivitetit konsullor të Ministrisë së Punëve të Jashtme do të vazhdojë të jetë hapja me përparësi e “Shtëpive Kulturore për Shqiptarët” dhe i mësimit të gjuhës shqipe, fillimisht në vendet ku komuniteti shqiptar është më i përqendruar dhe pastaj do përdoret si model për t’u shtrirë në vende të tjera.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›