E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, Berisha: Vota kundër tunelit, votë kundër suksesit të qeverisë time

Kryeministri Berisha ka akuzuar sërish opozitën dhe liderin e saj për bllokimin e reformave në vend. Në një ceremoni për përurimin e rrugës Gjinaj-Elbasan, Berisha akuzoi Ramën se përpiqet të dëmtojë interesin e qytetarëve. Kërkon rregullore Parlamenti, kërkon të shkuarën. Ne shohim përpara, urdhëro të marrim rregulloren e Paralmentit Europian. Ai nuk i do këto, i ka farsë njëlloj si në vjeshtën e 2009-s. Ai kërkon që të shkojë drejt kongresit dhe të marrë vednimet që do ta çojnë në 2013 në disfatën më të thellë që ka njohur. Njeriu që ka shndërruar bllokimin në parzmore të tij dhe beson se nuk e sheh kush. Është bërë i famshëm për disfatat. Përpiqet të dëmtojë me çdo kusht të dëmtojë interesin tuaj, u tha Berisha të pranishmëve.

Më tej, ai u ndal në reformat e qeverisë, të cilat sipas tij janë regjistruar si suksese. Ju lëvizni të lirë në mbarë Europën. Qeveria me reformat e saj bëri gjithçka, pagoi çdo çmim të nevojshëm dhe realizoi liberalizimin e vizave. Ata që nuk i bllokuan dot, ndonëse bënë fushatë të fuqishme kundër. Atyre që kanë votuar për ta u them: sa e moralshme, e drejtë është përpjekja për të bllokuar lëvizjen e lirë. Si mund të pranohet vota kundër për çdo gjë. Vizat nuk ishin për Berishën se ai lëviz me pasaportë diplomatike. Ato ishin për ju që robtoheshit për të marrë një vizë,  tha ai.

U thoni deputetëve tuaj se me çfarë motivesh votuat kundër tunelit të autostradës. Cilëve nga qytetarët e këtij rrethi i interesonte mosndërtimi i autostradës Tiranë-Elbasan. Duhej votuar kundër sepse kjo do të regjistrohej si një sukses i qeverisë time, tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›