Tiranë, grabitet një pikë e faturimit të energjisë
Burime nga policia bëjnë të ditur se është grabitur një pikë e faturimit të energjisë elektrike. Ngjarja ndodhi paraditen e sotme në Tiranë, pranë Shkollës së Baltetit.
Disa ku persona të maskuar kanë hyrë në pikën e faturimit të energjisë dhe nën kërcënimin e armëve u kanë grabitur punonjëseve një sasi parash. Nuk dihet ende shuma e grabitur por policia, e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve.