E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto Mazhoranca prioritet integrimin sben koncesion me parimet demokratike

Zëvendëskryeministri njëherësh Ministër Jashtëm Edmod Haxhinasto, doli sot në një konferencë shtypi ku ka folur për vizitat e tij në Amerikë dhe Meksikë. Haxhinasto tha se në këto takime janë diskutuar interesat e Shqipërisë dhe ku një nga pikat kryesore të diskutimit ka qenë integrimi evropian.

“Objektivat që synonim i arritëm, një nga objektivat, njohja e Kosovës.”, tha Haxhinasto. Një pikë tjetër e diskutimit ka qenë edhe ekonomia, ku është diktuar për rritjen e marrëdhënie mes vendeve respektive dhe shtimin e shkëmbimeve tregtare. Një pikë tjetër e diskutimeve ka qenë edhe Kosova. Haxhiansot tha se kryefjala e takimeve ka qenë Kosova.

Po kështu Haxhinasto foli edhe për çështjen e Palestinës, ku deklaroi se Shqipëria e njeh Palestinën si shtet. Më tej duke folur për procesin e integrimit, Haxhinasto tha se pakti i i PS-së nuk i shërbn integrimit.

"Mazhoranca e ka procesin e integrimit prioritet por pa bërë asnjë koncesion përsa i përket parimeve demokratike, thelbit të reformave që janë paraqitur para shqiptareve për rrugën drejt Bashkimit Europian"”, deklaroi Haxhinasto

Sipas Haxhinastos pakti i opozitës nuk është një përqasje që i shërben integrimit por interesave partiake të opozitës.
“Paktin e opozitës unë e shikoj në dy aspekte ku e para është pozitive, pasi edhe pse është një veprim shumë i vonuar por është një angazhim konkret dhe e dyta është pesimiste pasi hapat që duhen ndërmarrë janë shumë të qarta dhe ato janë vendosur përpara Shqipërisë” ka theksuar Haxhinasto.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›