E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wollfarth: Gjeni zgjidhje, duhet ngritur Gj. Administrative

Duhet që të gjendet një zgjidhje dhe të miratohet gjykata administrative sa më parë pasi kjo është një prej pikave që përshpejton procesin e integrimit të vendit.Ky ka qenë apeli i radhës i kreut të prezencës së OSBE-së në Shqipëri Eugen Wollfarth drejtuar klasës politike në Shqipëri. Ambasdori i OSBE-së deklaroi se integrimi në BE lidhet ngushtës me krijimin e Gjykatës Administrative.
 

“Integrimi në BE është një nga qëllimet kyçe për Shqipërinë, mendoj se është e rëndësishme të zgjidhet çështja e Gjykatës Administrative. Është e rëndësishme gjithashtu të punohet duke respektuar ligjet e standardet për të përmirësuar situatën e luftës kundër korrupsionit dhe për të pasur gjithmonë procese transparente. Psh tenderat publik janë një shembull i mirë në këtë rast, apo lejet e ndërtimit, koncesionet” ka theksuar Wollfarth.

Gjykata Administrative ka mbetur peng i 84 votave. Ndërkohë që opozita ka deklaruar se nuk do të votojë ligjet që kërkojnë 3/5 pa miratuar më parë paktin me 10 pika të propozuara nga kryesocialisti Edi Rama.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›