Uollfarth: Gjeni zgjidhjen për Gjykatën Administrative, luftoni korrupsionin
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Uollfarth, rithekson se integrimi europian mbetet çështja kyçe për Shqiëprinë. Gjetja e zgjidhjes për ngritjen e Gjykatës Administrative ka qenë apeli i ambasadorit të OSBE-së sot në takimin e Bordit Drejtues të Biznes Albania.
Duhet gjetur zgjidhja për ngritjen e Gjykatës Administrative, tha Uollfarth, duke u ndalur më tej në luftën kundër korrupsionit. Është e rëndësishme që të punohet për të luftuar korrupsionin. Tenderat publike, koncensionet dhe lejet e ndërtimit janë shembull për këtë rast, tha ambasadori i OSBE-së.
Ngritja e Gjykatës Administrative është njëra nga projektligjet që kërkon 3/5 e votave në Parlament për tu miratuar.