E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama e drejton PS-në sipas testamentit me “vëlla” Kokëdhimën, certifikuar nga noterja Mimoza Sadushi

24-12-2010 / Gazeta 55

Kryeministri Sali Berisha ka vazhduar debatin me deputetin socialist, Gramoz Ruçi. Kryeministri tha se iu përgjigja detyrimit për të qenë para jush dhe nuk ka rëndësi nëse të flas pa xhaketë apo me këmishë. Ai iu ka sqaruar atyre se paraqitja me këmishë vjen për arsye shëndetësore. Ndërsa iu ka kujtuar kreun socialist që del lakuriq. “Por ju e keni atë, nuk keni të drejtë, në një kohë kur keni duartrokitur kryetarin lakuriq tuaj në plazhet botës”- tha Berisha. Duke iu referuar keq drejtimit të PS-së dhe forcës kryesore të opozitës, Berisha tha se si statut merret testamenti i vëllezërve Kokëdhima. “PS drejtohet sipas testamentit të vëllezërve Kokëdhima dhe Edvin Kristaq Ramës me notere, po ia them emrin, Mimoza Sadushi”- u shpreh kryeministri, duke shtuar se PS është një trashëgimi e eksponentëve të ish byrosë politike. Në fjalën e tij, kryeministri i ka bërë thirrje Ruçit të lërë komedinë dhe të konstatoj treguesit e qeverisë që ka paraqitur në kuvend. Porsa i takon situatës në Shkodër, kryeministri Berisha deklaroi duke iu drejtuar deputetëve të opozitës se Shkodra nuk i beson atyre. “Shkodranët iu japin juve ujë në bisht të lugës”- tha kryeministri. Ai vuri theksin se nga e gjithë kjo situatë e përmbytjeve që kaloi Shkodra nuk ka asnjë jetë të humbur. “Kryetari juaj ka sulmuar kryeministrin se, pse gëzohet që nuk ka jetë të humbura. Unë jam gëzuar që shpëtoi foshnja në fshatrat e Velipojës, falë ndihmës së menjëhershme të Shtabit të Emergjencave dhe banorëve të zonës. Ne u ndodhëm atje, në zonat e përmbytura me të gjitha kapacitetet tona. Një nga ekspertët italianë do t’i drejtohet Emergjencës, duke thënë se ju keni bërë një kryevepër. Nëse jeni të interesuar si opozitë, duhet të biem dakord për thellimin dhe sistemimin e lumit Buna, që të gjithë vlerësohet ndërtimi i by pass-it për të shpëtuar qytetin, ndërtimi i argjinaturave, projekte këto që duhet të fillojnë muajt e parë të 2011-të. Ka një problem se do të ndryshohet shtrati i Drinit, pasi shtrati i vjetër nuk ekziston më. Do të krijohen të gjitha variantet për këtë”- tha Berisha. Kryeministri shtoi se në Shkodër janë bërë përpjekje të jashtëzakonshme janë ndihmuar të gjithë banorët më të gjithë mjetet, edhe në orën 2 të natës. Berisha tha se kryesocialisti zgjodhi protestat ditët që Shkodra përmbytej. “Po kryetari juaj? Ai shkon dhe inauguron Ketin dhe bën zgjedhje me hunj dhe dru. Kjo ka ndodhur, kjo është e vërteta. Politika e tij është e mbrapshtë. Ditën që uji vërshonte në Shkodër, ai shkonte në Pogradec dhe kërkonte kutitë”- deklaroi kryeministri. Berisha se situata në Shkodër u menaxhua mrekullisht mirë, madje ekspertët italianë dhe ata holandez kanë vlerësuar këtë menaxhim. Kryeministri garantoi e do të bëhen investimet e duhura në Shkodër për të parandaluar situata të tilla, duke nisur nga thellimi Bunës, ndërtimi i argjinaturave etj. Kryeministri tha se do kompletohet argjinatura e lumit Kir, do bëhet përpjekje për ndryshimin e shtratit të Drinit dhe do të studiot për të krijuar një zbutje të tij. Kryeministri garantoi se qeveria shqiptare disponon të gjitha fondet për mbrojtjen totale të Shkodrës nga vërshimi i ujërave. “Disponohen të gjitha fondet dhe do tw ndërhyhet javët e para tw vitit 2011-tw”- deklaroi Berisha. Kryeministri iu kujtoi socialistëve se janë dashakeqës me gjithë investimet e mëdha që po bën dhe do të bëjë mazhoranca. “Armiqësia juaj ndaj tunelit të Elbasanit është më e egër se ndaj atij të Kalimashit. Shkodra do të ndërtohet, por edhe tuneli do të përfundojë brenda 18 muajve. Edhe 5 miliardë lekë do të kalojë për infrastrukturën. Ne realizojmë të ardhurat”- tha kryeministri.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›