E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Rama fajtor për pluhurin në Tiranë

11/04/2005  Lideri demokrat Sali Berisha, ka bërë fajtor kryetarin e Bashkisë, Edi Rama, për ndotjen e ambientit në Tiranë. Sipas kryetarit të PD-së, Kryebashkiaku i Tiranës, nuk ka kërkuar nga ndërtuesit plotësimin e standarteve për mbrojtjen e ambientit gjatë ndërtimit. “Kryekorruptori i Tiranës, nuk ka gojë t’i kërkojë ndërtuesve plotësimin e standarteve gjatë ndërtimit për të mbajtur pastër qytetin, sepse i ka kërkuar ryshfet të majmë më parë, për t’i dhënë lejen e ndërtimit. Unë ju siguroj se ne kemi ndërtues të shkëlqyer që e duan qytetin, por ata nuk mund të paguajnë edhe ryshfetin e Ramës që shkon në shifra marramendëse, edhe shpenzimet për ruajtjen e pastër të qytetit”, tha Berisha. Sipas tij, Tirana është kthyer në qytetin më të ndotur të botës, për shkak të mosmarrjes së masave për mbrojtjen e ambientit, por edhe si pasojë e zvarritjes së mbarimit të punimeve në rrugët e kryeqytetit. “Natyrisht, po të mbash hapur rrugën një vit, dhe mos përfundosh punimet sepse pret kryeministrin me gërshërë të vijë të presë shiritin, kjo do të ndodhë”, tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›