Meta: LSI është gati të qeverisë

11/04/2005 Muçi, Bejko dhe Maliqi, kanditatët e Beratit
Lëvizja Socialiste për Integrim, ka nisur nga Berati fushatën e takimeve të hapura me elektoratin, ku ka kërkuar rrëzimin e drejtuesve të vjetër të politikës. Gjatë fjalës së tij, Meta ka theksuar se LSI, është e gatshme që të drejtojë vendin. Gjithashtu, dje janë bërë të ditur disa nga emrat me të cilët LSI do të konkurojë në Berat, që është e njohur si zona bastion e socialistëve.
Deklarata
"Do punojmë për të ngritur dinjitetin dhe kultin e qytetarit, për ti dhënë fund njëherë e përgjithmonë kultit të njëshave, të cilët e shpërdoruan besimin e popullit në mënyrë sistematike", ka theksuar Meta në fjalën e tij. Angazhimin e LSI-së në drejtimin e Shqipërisë, Meta e ka fokusuar në dhënien fund të filozofisë aktuale që, për të "po shkatërron të gjitha resurset dhe potencialet e këtij vendi, nëpërmjet politikave importuese të ministrave kontrabandistë, të qeveritarëve të pashpirt që po lënë djerrë tokat e Beratit, të Myzeqesë dhe të gjithë Shqipërisë, të cilët po bllokojnë e po falimentojnë potencialet tona prodhuese e zhvilluese". Duke pranuar se shqiptarët janë një popull i vuajtur, kreu i LSI tha se jemi gjithashtu një popull i arsimuar, me ambicje të mëdha për t’u zhvilluar e për të konkuruar me të tjerët. Ndaj, ai tha se LSI është gati "për t’i dhënë fund injorimit të vlerave tona kombëtare, për të mos pranuar më, që të tjerët të grisin flamurin tonë kombëtar, për të mos lejuar më, që të tjerët të grisin pasaportat tuaja shqiptare, për të mos lejuar më, që shqiptarët të mbyten për një vizë në Otranto apo Karaburun". Ndërsa për të pranishmit në miting, kryetari i LSI-së tha: "Mirëserdhët në këtë manifestim kundër varfërisë, kundër harresës dhe prapambetjes që po vuan qyteti e rrethi i Beratit. Kundër braktisjes që i kanë bërë monopolistët, edhe vlerave më të rëndësishme të këtij qytetit, vlerave muzeale, vlerave historike e kulturore, vlera të cilat janë shumë të rëndësishme për dinjitetin tuaj dhe për dinjitetin tonë kombëtar".
Kandidatët
Burimet kanë bërë të ditur se deri më tani, LSI ka paraqitur tre emra si kandidatë për deputet në këtë zonë. Deputeti aktual, Mustafa Muçi, do të rikërkojë votën e banorëve të Beratit, këtë rradhë nën siglën e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ndërsa do të jenë Eduart Bejko dhe Lefter Maliqi, emrat e rinj të cilët paraqet LSI, si kandidatë për deputet. Gjithashtu, pritet që dhe Ilir Meta të rikandidojë në Skrapar të Beratit, ku synon të marrë mbështetjen e 80 për qind të zgjedhësve në këtë zonë. Pritet që LSI të paraqesë dhe dy emra të tjerë, me të cilët do të konkurojë kjo parti në Berat.