PD-PS vendosin emrat e kandidatëve të Kavajës

11/04/2005 Reformatori Lilamane, përballë Berishës në Kavajë
Strukturat e PS-së dhe ato të PD-së së Kavajës, janë në përfundim të përzgjedhjes së kandidaturave për deputet në zgjedhjet e kësaj vere. Burimet kanë bërë të ditur se, rikandidimi i liderit Berisha në Kavajë, nuk ka pasur asnjë lloj kundërshtimi nga kryesia e PD për zonën 47, ndërsa për zonën 49 u propozuan kryetari aktual i degës së PD, Engjëll Cara dhe biznesmeni nga Tirana, Ferdinand Shehu, ndërsa në zonën 48 u propozuan Dalip Ramadhi, Hysen Arkaxhiu dhe Feim Kazazi. Përzgjedhjen e emrave do ta vendosë kryesia e Partisë Demokratike, e cila pritet të mblidhet nga mesi i këtij muaji. Nga ana tjetër, burimet në degën e Partisë Socialiste të Kavajës thonë se, ende nuk është gjetur sfidanti i liderit demokrat, Berisha, ndërsa për zonën e Rrogozhinës përflitet emri i zv/ministres së Shëndetësisë, Saemira Pinos dhe zv/ministri, atij të turizmit, Artan Lame, mendohet të kandidojë në zonën e Golemit. Gjithësesi, pritet që për Kavajën PS të japë dhe disa emra të tjerë. Por, duket se nuk kanë mbetur mbrapa reformatorët e Pollos, që kanë vendosur përballë liderit demokrat, mësuesin e edukimit fizik, Artan Lilamane dhe në zonën e Rrogozhinës, Bashkim Bardhin. Gjithashtu, Republikanët, sipas informacioneve, në Golem, do të kandidojnë me biznesmenin dhe ish-futbollisitin e njohur kavajas, Dashnor Bajazitin. Në të kundërt me këta, Lëvizja Socialiste për Integrim bën të ditur se, ende nuk ka emra konkretë për të tre zonat elektorale të zonës së Kavajës. Megjithatë, ata shprehen se brenda muajit do të japin propozimet e tyre.