OSBE në pritje të PS për ligjin e mediave

11/04/2005 Dinga Zhival pranon kërkesën e socialistëve për çmimet e referencës
OSBE është në pritje të socialistëve për të nisur takimin mbi ligjin për shtypin në Shqipëri. Burimet kanë bërë të ditur se, zëdhënësja e Prezencës, Dinga Zhival, ka mbërritur në Tiranë 5 ditë më parë. Ndërsa ende nuk është caktuar një datë se kur do të diskutohen nenet e ligjit për shtypin. Kjo për vetë faktin se, janë socialistët që duhet të kërkojnë zyrtarisht takimin.
Kërkesa
Katër javë më parë, grupi parlamentar i Partisë Socialiste, ka vendosur që të mos e kalojë për votim projektligjin për shtypin, pa u konsultuar më parë me OSBE-në. Shkak për këtë është bërë neni 10 i draftit, i cili parashikon subvencionimin e mediave nga shteti si dhe pjesëmarrjen ose jo të botuesve në tenderat publikë. Duke shkuar më tej, deputetët Erion Braçe dhe Nikollë Lesi kanë kërkuar që në këtë nen të përcaktohen qartë rregullat për shitblerjen e gazetave. Sipas tyre, shteti nuk duhet të japë reklama, tek ato gazeta që shiten në treg me një çmim nën koston e prodhimit. Një mënyrë e tillë tregëtimi, është cilësuar abuzim nga tolerimet që jep shteti, për të përfituar reklama në mënyrë të padrejtë. Ndaj ata kanë kërkuar që në ligj të përcaktohen çmimet e referencës, ku gazetat që do të shiten nën këto çmime, nuk do të përfitojnë reklama dhe as çmime të reduktuara të energjisë elektrike dhe të telefonisë. Këto propozime janë mbështetur nga një pjesë e mirë e deputetëve të Partisë Socialiste dhe janë kundërshtuar prej një tjetër grupimi.
Debati
Në parim, deputetët e PS-së janë shprehur pro heqjes së të drejtës së reklamave dhe të çmimeve të reduktuara, në rast se gazetat shiten nën kosto. Por ata theksojnë se nuk është e drejtë që të vendosen çmime të referencës, pasi kjo do të kalonte në një detyrim. Sipas këtyre propozuesve, janë organet e tatim taksave që nëpërmjet kontrollit të bilanceve përfundimtare, vërtetojnë nëse një gazetë është shitur nën, ose mbi koston e prodhimit. Por, propozuesit nuk kanë pranuar që bilancet të bëhen publike, duke shmangur kçshtu abuzimin e mundshëm. Braçe dhe Lesi, këto propozime i kanë cilësuar spekullative dhe kanë theksuar se çmime të referencës, i përdorin dhe shumë shtete të tjera mbi shitjen e gazetave. Duke parë këto debate, PS ka kërkuar ndihmën e OSBE-së. Tashmë, pas kthimit në Shqipëri të Zhival, do të nisin bisedimet konkrete mbi ligjin e shtypit. Ky draft ka rreth një vit që diskutohet në komisionet parlamentare, pa gjetur rrugën e votimit në seancë plenare.
Referencat e kostos
8 faqe 10 lekë
8-16 faqe 20 lekë
16-24 faqe 30 lekë
24-32 faqe 40 lekë
32-40 faqe 50 lekë
40-60 faqe 60 lekë
60-100 faqe 100 lekë
Mediat, që nuk publikojnë bilancet, gjobiten me 1 deri në 2 milionë lekë
Gazetat që shiten nën këto çmime, nuk do të përfitojnë nga çmimet e reduktuara të energjisë dhe telefonisë
Gazetat e shitura nën kosto, nuk do të kenë reklama shtetërore