Rexhepi: Shpërthimi në veri, vepër e ndonjë profesionisti

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi, ka deklaruar se sulmi në veri të Mitrovicës është akt i grupeve kriminale serbe të udhëhequr nga strukturat e MUP-it.
Sipas tij shpërthimi i së shtunës është kryer nga profesionistë ndërsa ka shtuar se për ngjarjen janë kryer hetimet nga departamenti kundër terrorizmit.
Ministri Rexhepi gjithashtu ka theksuar se policia do të bëjë të mundur që të bindë e veriut të Kosovës se vendosja e rëndit dhe ligjit është në të mirë të gjithë qytetarëve.
Sipas tij, kjo gjë do të bëhet në bashkëpunim me KFOR-in dhe EULEX-in.
Deklarata e Rexhepit është bërë pas takimit në Mitrovicë me Drejtorin e policisë, Shpend Maxhunin dhe me shefin e AKI-së, Bashkim Smakaj.