E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ishte dënuar në Itali për drogë, arrestohet në Fier Fatmir Kajolli

Policia e Fierit ka vënë në pranga një shtetas shqiptar të kërkuar nga autoritetet italiane. Fatmir Kajolli, 47 vjeç është arrestuar mbrëmjen e sotme, pasi ishte dënuar nga dy Gjykata në Itali per trafik droge dhe pjesemarrje ne organizata kriminale .Po sipas policisë së Fierit, Kajolli mbante mbi shpatulla 24 vjet burg nga gjykata e Romës dhe 16 vjet nga gjykata e Milanos. Pas arrestimit 47-vjecari pritet ti nënshtrohet ekstradimit drejt shtetit fqinj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›