Tiranë, vritet me armë oficeri i burgut, dyshohet për hasmëri

Një ngjarje e rëndë është shënuar që në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet. Një oficer burgu është qëlluar me armë zjarri duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë zonës së “Unazës së Re”, ku oficeri i burgut 313 në kryeqytet Ymer Hajdari është qëlluar me pistoletë nga persona ende të paidentifikuar.
Dyshohet se vrasja ka ndodhur për hasmëri ndërsa policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të vrasjes.