Berisha: Rama ka frikë nga rruga, Durrës-Kukës brenda afatit
Kryeministri Sali Berisha ka vijuar turin “Shqipëria në NATO” në qytetin e Kukësit, ku pjesë e rëndësishme e vizitës së tij ka qenë inspektimi i punimeve në tunelin Kalimash-Rrëshen.
Kryeministri Berisha përshkoi në këmbë rreth 400 metra të tunelit, të cilat janë betonuar, i shoqëruar nga ministrat Sokol Olldashi dhe Genc Pollo, deputetë të zonës, si dhe rektorë të universiteteve. I pyetur lidhur me pretendimet e opozitës përsa i përket kostos së madhe për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës-Morinë, Kryeministri Berisha u shpreh se: “Askush më shumë se kjo qeveri nuk është e interesuar për një transparencë të plotë, dhe të gjitha këto punime mund të vlerësohen, llogariten dhe rivlerësohen”. “Më shqetëson frika e kreut të opozitës për të ardhur për të vizituar këtë vepër. Socialistët e Kukësit më njoftuan se në vizitën e tij në muajin mars në këtë qytet, Edi Rama kishte porositur varkë, pasi kishte frikë nga rruga”, tha Kryeministri Berisha, duke ftuar kreun e PS-së që të vizitojë rrugën, pasi, sipas tij, “me këtë rrugë ndahen dy botë, njëra që ndërtonte bunkerë dhe tjetra që ndërton autostrada dhe vepra të tilla”. Lidhur me afatet për përfundimin e kësaj rruge, Kryeministri Berisha garantoi se, “shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë do ta kenë rrugën në afatet e parashikuara”. “Nuk besoj se një vepër e tillë e madhe në terrenin më të vështirë të Evropës, të mund të jetë ndërtuar me shpejtësinë më të madhe se kjo. Kjo vepër do t’i bëjë shqiptarët shumë më krenarë për vendin e tyre, pasi do të jenë qytetarë të një vendi të zhvilluar”, tha Kryeministri Berisha. Duke përshëndetur ecurinë e punimeve të kryera nga kompania “Bechtel Enka”, Kryeministri Berisha vuri në dukje se është realizuar 49 për qind e punimeve në këtë tunel, që është ndër më të mëdhenjtë e më të gjatët në rajon. Kreu i qeverisë ka vijuar në Kukës me përurimin e disa rrugëve, bulevardit kryesor të qytetit, si dhe një vizitë në gjimnazin Avzi Nela ku deklaroi se, interneti po bëhet një realitet në të gjitha shkollat e vendit. J.H.
HEC i Skavicës, brenda vitit me koncesion
Hidrocentrali i Skavicës do të jepet me koncesion brenda këtij viti. Sipas burimeve nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, përgatitjet për këtë koncesion janë drejt hapave të fundit, pasi dhe interesimi nga kompani të mëdha të huaja janë në rritje. Projekti për ndërtimin e hidrocentralit të madh të Skavicës, lart në zonën e Dibrës, mbi lumin Drin, kap një vlerë investimi rreth 600 milionë euro. Rëndësia e këtij HEC-i lidhet përveçse me prodhimin e energjisë, edhe me faktin për ndikimin në rregullimin e prurjeve për periudha disavjeçare të lumit Drin, pasi parashikohet ndërtimi i një liqeni mjaft të madh, që do të përmirësojë edhe liqenet e tjera të HEC-eve në kaskadën e lumit Drin. Ndërkohë pak ditë më parë ministria hapi tenderin ndërkombëtar për dhënien me koncesion të hidrocentralit të Ashtës.