Zheji: Berisha kërkon kapjen e Gjykatës së Lartë
Komiteti për Mbrojtjen e Kushtetutës jep alarmin e tentativës së kapjes së Gjykatës së Lartë nga ana e qeverisë dhe Kryeministrit Berisha.
Dy nga drejtuesit e këtij Komiteti, Artur Zheji dhe Andrea Stefani, gjatë një konference për mediat dje, theksuan se maxhoranca po vazhdon me praktikën e kapjes së institucioneve. Ata u shprehën se kërkesa për referendum që do t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese po hartohet nga ekspertë juridikë. "Ne konstatojmë që maxhoranca aktuale, establishmenti i zotit Berisha, nuk bën gjë tjetër veçse po vijon, po vazhdon marshimin e vet për kapjen, pushtimin, zotërimin e të gjitha institucioneve që kanë mbetur, në kuptimin, relativisht të pavarura. Në këtë rast bëhet fjalë për Gjykatën e Lartë", tha Zheji. Sipas tij, "çfarë kemi thënë në disa raste, sidomos në momentin e rrëzimit arbitrar nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të kërkesës sonë për aplikimin dhe formularët për mbledhjen e firmave për referendumin, normalisht asistojmë në paradhomën e fashizmit. Dhe, Gjykata e Lartë tani e ka radhën". Duke folur për dekretet e Presidentit të bllokuara në Kuvendin e Shqipërisë, Andrea Stefani e konsideroi jo të detyrueshme konsultimin e Presidentit me parlamentarët. "Të kërkosh nga Presidenti me çdo kusht që ai të konsultohet me shumicën parlamentare, vetëm me shumicën parlamentare dhe jo me Kuvendin, dhe ta konsiderosh këtë sikur kjo është një shkelje e Kushtetutës dhe të hedhësh poshtë dekretet, dhe të shkelësh Kushtetutën duke mos i votuar dekretet në Kuvend siç kërkon Kushtetuta, do të thotë që ta ngatërrosh etikën me politikën. Është në etikën e Presidentit të këshillohet ose jo, por sipas Kushtetutës, ai nuk e ka fare një detyrim të tillë", tha Stefani. Drejtuesit e Komitetit të Kushtetutës u shprehën se e gjithë kjo situatë ka ardhur që prej 21 prillit, kur u miratuan ndryshimet kushtetuese në Kuvend. "Votat që u bashkuan më 21 prill ishin votat, të cilat shkonin, siç po shihet, vetëm në favor të maxhorancës aktuale. Dhe tani, kemi të bëjmë më "suksesin" e maxhorancës, e cila ka marrë nëpërmjet votimit të 21 prillit atë çka donte dhe sot kemi një opozitë, e cila akoma nuk realizon një interpelancë parlamentare për Gërdecin", tha Zheji. a.l