E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama ka hall se në çferrë do e vendosë Bamirin

Berisha në mbledhjen e Grupit të PD

Kryeministri: Dështuan të gjithë ata që donin të përçanin PD-në.

Kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur dje kryesocialistit Edi Rama, duke kërkuar prej tij të mos bëjë diversion brenda të djathtës. Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, kreu i maxhorancës ka ironizuar Edi Ramën dhe editorialin e publikuar prej tij në fundjavë me titullin Tre PD në rrugën e humbur djathtas. Sipas shefit të qeverisë, taktika e kryetarit të PS-së ka një qëllim, për të krijuar përçarje brenda të djathtës, por një gjë e tillë, sipas Berishës ka dështuar dhe do të dështojë në çdo kohë. Kryeministri ka ironizuar dhe rolin e Presidentit Topi dhe votën e tij gjatë zgjedhjeve lokale pro ish-kryebashkiakut Rama. Zhvillimi më interesant, siç e keni konstatuar, në të gjitha ciu-ciut e javëve të fundit dhe editorialet është përpjekja e zotit Rama për tu bërë arkitekt i së djathtës. Pasi e ndriçoi të majtën, e udhëhoqi nga disfata në disfatë, tani si tia bëjë me të djathtën. Këtu ka një bizantinizëm të vogël brenda, kujt do tia hedhë Bamirin në prehër. Ekzakt! Pasi e detyroi të votojë etj. etj. Tani e ka kapur halli se në çferrë  do ta vendosë, theksoi Berisha. Për kreun e qeverisë, e djathta ka një histori dhe diversionet brenda saj kanë dështuar në të gjitha tentativat. Berisha theksoi se shqetësimi i kryesocialistit Rama për përçarjen e së djathtës është një hipokrizi, pasi edhe pse ishte kundër performancës së Kreshnik Spahiut në krye të KLD-së, nuk e votoi shkarkimin e tij në Parlament. Unë i them zotit Rama se nga themelimi i PD-së e deri më sot, ka një histori. Kanë dështuar të gjithë ata, të cilët janë përpjekur tua servirin sapunin për djathtë. Atë faqeziun nuk e votoi që ta shkarkonim nga KLD, sepse nuk guxonte të votonte. Tani derdh lot krokodili, se po çahet e djathta. Megjithatë, mendoj se komenti më i mirë për të gjitha këto është no comment, theksoi Kryeministri.
Gjykata Administrative
Gjatë mbledhjes së demokratëve, kreu i qeverisë ka përshëndetur fillimin e diskutimit të projektligjit për Gjykatën Administrative në Komisionin e Ligjeve. Berisha deklaroi se opozita prej 2 vitesh ka bllokuar miratimin e kësaj hallke të rëndësishme të Gjyqësorit, duke djegur dhe financimet e USAID-it. Kreu i maxhorancës uroi që opozita të mos e bllokojë sërish këtë nismë, sipas tij siç bëri me votimin e Kodit Penal dhe votimin pas mohimit të statusit të vendit kandidat. Partia Socialiste ka miratuar në parim ligjin, gjë që nuk e bëri për 2 vjet rresht dhe ka kërkuar konsultime të mëtejshme. Kjo është gjë normale. Të vetmen gjë që urojmë, është që të mos e përdorin për të pritur ndonjë datë tjetër, kur do të diskutohet për Shqipërinë, për ta bllokuar. Uroj të marrin kohën e tyre, të kenë konsultime të gjera që, ndonëse janë bërë, le të bëhen përsëri, nuk kam asnjë kundërshtim, theksoi Berisha.

Imuniteti
Maxhoranca ka ftuar sërish opozitën që të japë votën e saj pro nismës së kufizimit të imunitetit. Gjatë mbledhjes së Grupit të PD-së, Kryeministri Berisha theksoi se e djathta është e hapur për të dy variantet, ose me ligj ose me ndryshim në Kushtetutë për kufizim të imunitetit, por kjo në varësi të preferencave të opozitës. Në rast se grupi i milionerëve e lejon heqjen e imunitetit, ne do ta vlerësonim shumë. Ne jemi të gatshëm të përdorim cilindo variant, theksoi Berisha.

Berisha prezanton zëdhënësen e re të PD
Kryeministri Sali Berisha prezantoi dje në mesditë zëdhënësen e re të Partisë Demokratike, gazetaren Silvi Bardhi. Ajo do të zëvendësojë në këtë pozicion Albana Mustafarajn. Duke folur në konferencën për shtyp, kreu i PD-së tha se Albana ka qenë një zë qytetar i besueshëm dhe ka paraqitur para shqiptarëve qëndrimet e forcës politike, qëndrimet e PD. Albana pati shansin e madh të jetë zëri i PD-së në një nga betejat më të rëndësishme në 20 vitet e fundit, betejën për ndryshimin e Tiranës. Për një arsye strikte personale, detyrohet të kërkojë një periudhë të caktuar leje, por siç dihet ky post vakum nuk pranohet, ndaj kam kënaqësi të veçantë të paraqes këtu para jush, zëdhënësen e re të PD, zonjushën Silvi Bardhi, gazetare e talentuar me një eksperiencë në mediat elektronike dhe media të tjera të vendit dhe të huaja të suksesshme, plotësisht të suksesshme.

FATION BINJAKU

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›