Gërdeci, Rama: Rrënim i besimit te drejtësia
TIRANE- Denim shume zhgenyese i ka quajtur kreu i PS-se, Edi Rama, vendimet e Gjykates se Tiranes per te pandehurit e tragjedise se Gerdecit, ku u vrane 26 persona, por askush nuk u denua per vrasje.
Ne fjalen e tij ne mbledhjen e grupit parlamentar, Rama ka theksuar se drejtesia vazhdon te trondise opinionin publik.
“Katandisja e një krimi shtetëror me pasojë vrasjen e 26 personave në një fals që nuk flitet për vrajse, por për dëmtim prone ishte një tjetër goditje rrënuese për besimin e shqiptarëve tek drejtësia. Gjykata dha dënime selektive edhe ato tejet zhgënjuese duke goditur edhe vetë prokurorinë e republikës. Zgjedhja është e qartë drejtësi e barabartë, apo rrënim i mëtejshëm i themeleve të barazizë para ligjit tha Rama.