E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi, Tadic: Zgjedhjet parlamentare më 6 maj

Presidenti i Serbisë, Boris Tadic ka shpallur sot mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare më 6 maj të këtij viti.

Pritet që edhe kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Sllavica Gjukiq Dejanoviq,  të shpallë sot mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

Lajmin e raportojne sot mediat në Serbi, sipas te cilave me shpalljet e sotme, pritet të konfirmohet edhe zyrtarisht, nëse Serbia synon të mbajë zgjedhjet lokale edhe në territorin e Kosovës, një synim ky të cilin autoritetet ndërkombëtare dhe vendore në Kosovë e kanë kundershtuar ashper.

Mbajtja e zgjedhjeve lokale të Serbisë në Kosovë shihet si përpjekje për sforcimin e strukturave paralele serbe, për zhbërjen e të cilave autoritetet në Prishtinë kanë kërkuar ndihmë nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. (rel)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›