E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli:Arsimi,prioritet i maxhorancës

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, iu uroi 7 Marsin mësuesve të të gjithë Shqipërisë, gjatë një vizite të zhvilluar të premten në shkollën e fshatit Rajcë në rrethin e Librazhdit.Duke përshëndetur mësuesit e shkollës dhe banorët e Rajcës, Topalli falenderoi arsimtarët e kësaj zone për punën e tyre. "Ndihem mirë, se me aq sa ka mundësi shteti ynë jemi përpjekur të bëjmë maksimumin, duke dyfishuar rrogat dhe ju e meritoni këtë", tha kryetarja e Kuvendit.Duke folur për prioritetet e maxhorancës për shkollat dhe informatizimin e tyre, kryetarja e kuvendit tha se "kjo është koha e internetit dhe në këta laboratorë do të fillojë dhe vënia në punë e internetit, që do të thotë që secili prej fëmijëve të ketë mundësi të eksplorojë çdo informacion që do t'i duhet për të marrë përtej asaj që mësuesit i japin çdo ditë". Topalli e cilësoi brezin e ri, një brez me fat, që do të shohë Shqipërinë në NATO dhe BE. "Mbeten më pak se 30 ditë dhe vendi ynë, më 5 prill në Strasburg dhe Kehl do bëhet anëtar i plotfuqishëm i kësaj Aleance. Kjo ka ardhur se ata i kanë besuar kombit shqiptar dhe reformav ", tha kryeparlamentarja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›