Berisha: Rama kërkon të mos njohë votat e shqiptarëve
27/05/2011 Kuvendi i Shqipërisë çeli dje punimet pas fushatës zgjedhore të 8 majit
Pas zgjedhjeve të 8 majit, paraditen e djeshme Kuvendi ka nisur nga punimet me seancën e parë e tij plenare. Zbrazëtia e karrigeve të lëna bosh nga deputetët e grupit parlamentar socialistë thyhej nga prezenca e vetëm dy deputetëve të Partisë Socialiste, Kastriot Islami dhe Andis Harasani, të cilët votuan dhe projektmarrëveshjen për financimin e rrugës Tiranë-Elbasan. Kështu, dy deputetët me pjesëmarrjen e tyre në seancën e djeshme thyen vendimin e marrë nga grupi i PS për të bojkotuar veprimtarinë parlamentare.
Fjala e Kryeministrit
Nga foltorja e Kuvendit, në fjalën e tij Kryeministri Berisha u ndal gjerësisht mbi zgjedhjet vendore të 8 majit. Duke i cilësuar si zgjedhjet më të mira të realizuara ndonjëherë, si dhe duke iu referuar qëndrimit të opozitës për rezultatin, Berisha tha se Rama nuk do ta njohë atë, edhe pse Kodi Zgjedhor njeh të drejtën e numërimit për votat e kontestuara. “8 maji u shndërrua në një ditë historike. Unë jam për të shprehur këtu një kënaqësi të madhe shpirtërore se në këto zgjedhje votuan mbi 1.6 milionë shqiptarë. Kjo tregon se shqiptarët nuk po ikin më nga vendi, por janë të bindur të ndërtojnë këtu të ardhmen. Pas kësaj dite kur shqiptarët votuan në mënyrën më të lirë e të ndershme u rrethua KQZ-ja, pati rrethime në rrugë, protesta e ultimatume. Të gjitha këto me një arsye të vetme se dikush kërkon me çdo kusht të mos njohë e respektojë votën e shqiptarëve”, tha Berisha. Duke deklaruar se numërimi i votave të kontestuara është një e drejtë që Kodi Zgjedhor, i hartuar nga PS e PD e njeh, Berisha ftoi Ramën të presë verdiktin e Kolegjit Zgjedhor dhe jo të protestojë. “Sapo përfundoi numërimi i garës, po u verifikuar asnjë rezultat Rama shpalli fitoren, duke harruar se Tirana ka një KQZ. Në ligjin shqiptar nuk është KZAZ zonal që shpall rezultatin. Në ligjin që kam hartuar unë e zoti Rama nuk ndodh një gjë e tillë. Rama, njeriu që kërkoi me të gjitha mjetet hapjen e kutive për numërim votash në 2009, pasi Kolegji kishte vendosur mosnumërimin e votave, tani kërkon me çdo kusht të pengojë numërimin e votave. E ftoj zotin Rama të deklarojë se pret verdiktin e Kolegjit Zgjedhor. E ftoj të shfrytëzojë sistemin ligjor që kemi hartuar së bashku, dhe jo të nxijë çdo gjë”, shtoi më tej Kryeministri. Sipas tij, më 8 maj qytetarët i dhanë “Aleancës për të Ardhmen” një besim të 4-fishtë. “Rama qeverisi Tiranën për 11 vjet, por më 8 maj qytetarët i dhanë “Aleancës” sonë një fitore të 4-fishtë”, nënvizoi Berisha. Ndërsa Kryeparlamentarja Topalli në fjalën e hapjes së seancës deklaroi se rezultati i ngushtë në Tiranë ishte provë se zgjedhjet ishin transparente. “Rezultati kaq i ngushtë nuk ka ndodhur ndonjëherë. Ky është një test. Uroj të kalojë sa më mirë”, tha Topalli.
Parlamenti miraton marrëveshjen për financimin e rrugës Tiranë-Elbasan
Prej më shumë se një muaji, për shkak të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 8 majit, Kuvendi i Shqipërisë u mblodh dje në seancë plenare. Kështu, dje Kuvendi i hapi rrugë nisjes së punimeve për projektin prej 220 milionë dollarësh të autostradës Tiranë-Elbasan. Projektligji i miratuar dje “Për ratifikimin e marrëveshjes ISTISNA’A ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim (IDB) për financimin e projektit të rrugës Tiranë-Elbasan”, është i një rëndësie të veçantë, i cili shkurton distancën mes këtyre dy qyteteve, si dhe përbën një ndër projektet kryesore të qeverisë. Në prezantimin e tij, ministri i Financave Ridvan Bode u shpjegoi deputetëve dhe arsyet pse duhet marrë një kredi e tillë. “Kredia u mor në dollarë, për shkak se nivelet dhe përqindjet e interesave në monedhën amerikane janë më të buta për Buxhetin e Shtetit”, u shpreh Bode. Më tej, Kuvendi miratoi të gjitha projektligjet dhe projektrezolutat e parashikuara në rendin e ditës. Në seancën plenare u miratua ngritja e dy nënkomisioneve parlamentare: nënkomisioni “Për të drejtat e njeriut” pranë Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Dhe nënkomisioni “Për çështjet gjinore dhe mbrojtjen e fëmijëve”, në përbërje të komisionit të përhershëm parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.