E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbyset rezultati- Lulzim Basha kryeson me 9 vota diferencë ndaj rivalit të tij, Edi Rama

18-05-2011 / Gazeta 55

-- BE: Kemi kërkuar respektimin e votës demokratike


-- KQZ i jep OK numërimit të votave të vlefshme për kryetarin e bashkisë së Tiranës, të cilat janë gjetur në kutitë e këshillave dhe kryetarëve të minibashkive


-- Në përputhje me nenin 123 të Kodit Zgjedhor, këto vota nuk janë të pavlefshme, përsa kohë kanë të gjitha elementët e certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve


-- Punonjës së policisë bashkiake ushtruan dhunë ndaj efektivave të policisë së Shtetit


UPDATE- Nis numërimi i votave të hedhura në kutitë e tjera- zbardhen votat për Lulzim Bashën


KQZ po numëron në këto momente fletët e votimit për kryetarin e bashkisë së Tiranës, të cilat janë gjetur kutitë e tjera. Në kutitë e KZAZ-së nr.47 në kryeqytet, për Lulzim Bashën u gjetën 16 vota, ndërsa për Edi Ramën vetëm 6 vota. Po ashtu edhe kutitë e para të KZAZ-së nr.51, rezultatet e afishuara prej tyre, përsëri i jepnin epërsi të theksuar Bashës. Deri në këto momente kur janë numëruar 17 kuti votimi, Basha udhëheq i pari me 9 vota diferencë ndaj Ramës.


Njësia bashkiake nr. 3, KZAZ, nr. 47


Qendra e votimit 1759, 3 fletë votimi


Lulzim Basha- 2 vota


Edi Rama- 1 vota


Qendra e votimit 1762, 4 fletë votimi


Lulzim Basha- 3 vota


Edi Rama- 1 votë


Qendra e votimit 1760, 2 fletë votimi


Lulzim Basha- 1 votë


PS- Për këshillin e Bashkisë- 1 votë


Qendra e votimit 1761, 5 fletë votimi


Lulzim Basha- 1 votë


PS- Për këshillin e bashkisë- 2 vota


LSI- Për këshillin e bashkisë- 2 vota


Qendra e votimit 1762/1


Lulzim Basha- 1 votë


Edi Rama- 0 vota


Të pavlefshme- 1


Qendra e votimit 1766/1, 3 fletë votimi


Lulzim Basha- 1 votë


Edi Rama- 2 vota


Qendra e votimit 1767, 8 fletë votimi


Lulzim Basha- 2 vota


Edi Rama- 0 vota


Për këshillin e bashkisë, PS- 4 vota


Për këshillin e bashkisë, PD- 1 votë


Qendra e votimit 1769, 3 fletë votimi


Lulzim Basha- 1 votë


Edi Rama- 1 votë


Për këshillin e bashkisë, PD- 1 votë


Për këshillin e bashkisë, PS- 0 vota


Qendra e votimit 1776, 10 fletë votimi


Lulzim Basha- 3 vota


Edi Rama- 1 votë


Për këshillin e njësisë bashkiake, PS- 3 vota


Për këshillin e njësisë bashkiake, PD- 2 vota


Për këshillin e njësisë bashkiake, LSI- 1 votë


Qendra e votimit 1775, 1 fletë votimi


Lulzim Basha- 1 votë


Edi Rama- 0 vota


Në total


Lulzim Basha- 14 vota


Edi Rama- 6 vota


Njësia bashkiake nr.4, KZAZ nr. 48


Qendra e votimit 1782, 3 fletë votimi


Lulzim Basha- 2 vota


Edi Rama- 1  votë


Qendra e votimit 1783, 4 fletë votimi


Lulzim Basha- 3 vota


Edi Rama- 0


Të pavlefshme- 1


Edvini rrethon KQZ-në


Rrethimi i institucioneve është e vetmja strategji e Edvin Ramës, për të dhunuar dhe përdhosur sistemin demokratik e atw ligjor në vend. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndodhet pikërisht në një situatë të tillë, kur prej 24 orësh militantë dhe deputetë të Partisë Socialiste ndodhen në ambientet e jashtme të institucionit që administron zgjedhjet, në përpjekje për të penguar këtë të fundit të numërojë deri në fund votën e qytetarëve shqiptarë. Skematizimi i radhës i rrethimit të institucioneve në shkelje të hapur me ligjet e vendit dhe mos angazhimit apo shmangie të qëllimshme të qëndrimit politik, tregon qartë se opozita e drejtuar nga karikatura politike që ka inspiruar Ramiz Alia, thjesht e vetëm që në këtë vend të mbizotërojë anarkia, përçundimi dhe përdhosja e vullnetit demokratik të qytetarëve shqiptarë. Edvin Rama prej dy ditësh s’lejon largimin e deputetëve dhe militantëve nga selia e KQZ-së, edhe pse aty ndodhen të dislokuara forca të Policisë së Shtetit në mbrojtje të institucionit të zgjedhjeve. Por, aktualisht në këto momente militantët dhe deputetët e PS janë larguar nga rrethimi i KQZ. Institucioni që administron zgjedhjet pritet të shqyrtojë fletët e votimit të kontestuara, për të cilat do vendoset nëse do llogariten në rezultatin përfundimtar ose jo.


KQZ: “Ok” numërimit të fletëve për kryetarin e bashkisë së Tiranës


Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar në parim aktin normativ i cili i cilëson si të vlefshme fletët për kryetarin e bashkisë së Tiranës të cilat janë hedhur gabimisht në kutitë për minibashkitë. Me 4 vota “pro” dhe mes debatesh të shumta, KQZ-ja ka miratuar aktin normativ i cili bën të mundur numërimin e fletëve të cilat janë cilësuar si të kontestuara nga KZAZ-të. Në fjalën e tij kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, theksoi se do të numërohen të gjithë kutitë që ka shënime nga KZAZ-të ndërsa shtoi se numërimi do të bëhet në sytë e të gjithë qytetarëve.Sipas tij transparenca do të vijojë deri në fund dhe KQZ-ja do të kqyrë të gjitha kutitë ku ka pasur fletë të kontestuara. Përfaqësuesit e PS kundërshtuan aktin si dhe mbrojtën qëndrimin e tyre, që bie ndesh me deklaratat e mëparshme të Edi Ramës, për numërimin me korrektësi të çdo vote.


Punonjës të policisë bashkiake ushtruan dhunë ndaj efektivave të policisë së Shtetit


Drejtoria e policisë së Tiranës deklaroi pak çaste më parë se persona të grumbulluar para selisë së KQZ ushtruan dhunë ndaj forcave të rendit. Sipas policisë, autorët e dhunës janë identifikuar si punonjës të policisë bashkiake të Tiranës. Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë në zbatim të Ligjit “Për Policinë e Shtetit” janë marrë masa për ruajtjen e objektit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe sigurimin e rendit e të qetësisë. Pas grumbullimit para ndërtesës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, një grup personash, po ushtrojnë dhunë ndaj strukturave të policisë, të planizuar me shërbim për të garantuar sigurinë publike, duke plagosur disa prej tyre, thuhet në deklaratë. Sipas saj, strukturat e Policisë së Shtetit kanë bërë të mundur identifikimin e këtij grupi personash, pjesa më e madhe e të cilëve ka rezultuar të jenë punonjës të Policisë Bashkiake. “Policia e Shtetit fton pjesëmarrësit në këtë tubim të distancohen nga aktet e dhunës dhe të shmangin çdo lloj provokimi apo goditje ndaj forcave të policisë, të planizuara me shërbim për garantimin e rendit dhe sigurisë publike2, pohon më tej policia e Tiranës. Sipas saj, policia e shtetit saranton qytetarët se është e angazhguar për të siguruar rendin dhe qetësinë për qytetarët dhe mbrojtjen e institucioneve dhe shtetit ligjor.


BE: Kemi kërkuar respektimin e votës demokratike


Bashkimi Evropian ka reaguar sot përmes zëdhënëses së komisionerit për Zgjerimin, Natash Butler, duke deklaruar se zgjedhjet e 8 majit në Shqipëri, u zhvilluan nën një frymë konstruktive dhe se tashmë është e nevojshme ruajtja e kësaj linje deri në nxjerrjen e rezultatit përfundimtar. Ajo apelon që procesi final, prai ai i numërimit dhe publikimit të rezultatit të zhvillohet në një klimë të qetë dhe demokratike. “Komisioni Evropian inkurajon institucionet e shtetit, partitë politike dhe veçanërisht Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të krijojnë frymën e duhur. Të gjitha hapat duhet të ndodhin në frymën e Kushtetutës dhe shtetit ligjor. Është e ditur që procesi zgjat, dhe se nuk mund të mbarojë nga një ditë në tjetrën. Por Rezultatet e zgjedhjeve duhet të shpallen sa më shpejt të jetë e mundur”- bëri të ditur zëdhënësja e Komisionit Evropian. Ndërkohë që lidhur me ndikimin që mund të ketë kjo situatë në progres raportin që KE do të publikojë në vjeshtë, Butler vuri theksin tek standarti i zgjedhjeve. “Siç e kemi bërë të qartë kemi thënë se zhvillimi i zgjedhjeve duhet të jetë në përputhje me standardet evropiane. Ky është një nga kriteret kyçe për procesin e integrimit. Ne po e ndjekim të gjithë procesin në të gjitha fazat e saj. Duhet të përmbyllet procesi dhe nëse ka më pas kontestime ato duhen bërë pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve”- vuri në dukje ajo.


(vijon...)

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›