E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Rama kurban interesin qytetar, të marrë kurs nga Crvenkovski!

TIRANË-Kryeministri Sali Berisha mbajti sot mbledhjen e radhës së qeverisë ku diskutoi gjerësisht mbi festimet e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe vizitën zyrtare që kreu një ditë më pare në Maqedoni.
Duke marrë shkas nga vizita në shtetin fqinj, Maqedoni, Berisha sulmoi kreun e opozitës Edi Rama duke e akuzuar se bllokoi integrimin dhe punoi kundër interesave të qytetarëve të vendit.

“Rama do të kurbanizojë interesat me jetike të qytetarëve të këtij vendi. Nga vizita në Maqedoni, takimet që bëra u binda se opozita në Maqedoni mbështet gjithë reformat për integrimin e vendit. Nuk mund të përdoret pushteti pavarësisht nga kundërshtite që ke me rivalin në pushtet. Nuk mund të perdorësh pushtetin për të ndëshkuar qytetarët. Nuk mundesh kurrë të viktimizosh fëmijët, burrat dhe gratë e këtij vendi se pse humb vetë, se të kap sindromi posesiv i "Kurbanit" dhe do të kurbanizosh interesat më jetike të vendit e shqiptarëve. Rama të marrë kurs nga lideri i opozitës në Maqedoni, Branko Crvenkovski”.

I fokusuar mbi festimin e 100-Vjetorit të Pavarësisë së shtetit shqiptar, kryeministri deklaroi sot në mbledhjen e qeverisë se 100-Vjetori i Pavaresise se Shqiperise është themeli mbi të cilin janë ngritur te gjitha ngjarjet e medha ne historine e kombit shqiptar. "Ky vit duhet te shënojë veprimtarite me te shumta për nderimin e sakrifices se shqiptarëve për pavarësi”

Berisha theksoi se duke nisur nga 28 Nëntori i këtij viti deri në 28 Nëntorin e vitit tjetër, qeveria të nisë përgatitjet për të realizuar festime madhështore.
Kohën nga 28 nëntor 2011-28 nëntor 2012 ta shpallim si vitin e 100-Vjetorit te Pavarësise. Ministrat të bëhen gati të ngrejnë Komision për kremtimin e ditëlindjes se shtetit shqiptar”.

Kreu i qeverisë kërkoi që të nisë menjëherë puna dhe për ndërtimin e Stadiumit dhe Parlamentit të ri.

Në këtë mbledhje të kabinetit të ministrave, Berisha kërkoi të hapet konkursi për monumentin e pavarësisë. “Qeveria do të mobilizojë të gjitha burimet që ai te perfundojë më 28 Nëntor”, ndërsa shtoi se 100-Vjetori i Pavarësise së Shqipërisë është një akt madhor, në të cilin kanë kontribut edhe shqiptaret në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e në diasporë.

Sipas kryeministrit dhe historianët duhet të punojnë për të zbardhur të vërtetat historike të ngjarjeve që sollën pavarësinë e Shqipërisë.
“Shpresoj që ky 100 -Vjetor të jetë frymëzim i madh për historianëtshqiptarë që të bëjnë atë që nuk kanë bërë, të nxjerrin në shesh të vërtetat historike të cilat në këto lloj variantesh nuk munden kurrë të zbehin qëndresën mbinjerëzore të këtij kombi”.

Berisha njoftoi sot ministrat në mbledhjen e qeverisë dhe për bisedimet e ditës së mëparshme me udhëheqësit e shtetit maqedonas. “Falenderoj në mënyrë të sinqertë Kryeministrin Gruevski, Presidentin Ivanov dhe të gjithë liderat e tjerë të Maqedonisë, për mikpritjen e shkëlqyer që më rezervuan. Ishte një takim 1-ditor, i shkurtër, por shumë i frytshëm, pasi u arritën marrëveshje të rëndësishme ekonomike”.

Berisha tha se me shtetin maqedonas u ra dakod për ndërtimin e një terminali hekurudhor kontenierësh në Strugë, marrëveshja për bashkimin e linjës hekurudhore Lin-Kërçovë, një pakt portual për kalimin e mallrave nga porti i Durrësit në Maqedoni, ndërtimin dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore midis dy vendeve dhe mundësinë për të udhëtuar nga Shqipëria në Maqedoni e anasjelltas thjesht duke mbajtur një kartë identiteti”.

Në vazhdim të fjalës, Berisha veçoi rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, për respektimin e të drejtave të shqiptarvëe në Maqedoni.
Ai tha se programi i Qeverisë së Maqedonisë është një program i integruar.
Më tej ai u ndal në vizitën në Tetovë, ku tha se u karakterizua nga momente të veçanta dhe veçoi takimet në Universitetet e Tetovës.

(da.bo/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›