E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mblidhet Këshilli Bashkiak, në shqyrtim 7 projektvendime

TIRANE- Këshilli Bashkiak i Tiranës gajtë mbledhjes së sotme pritet të shqyrtojë dhe miratojë shtatë projektvendime, që reflektojnë përpjekjet për krijimin e vendeve të punës, si dhe përfshirjen e qytetarëve në qeverisje.

Projektvendimi i parë ka të bëjë me krijimin e një linje të re autobuzi, e cila do të shtrihet nga Qendra deri në Qytetin Studenti duke i’u siguaruar studentëve lehtësi në qarkullimin e tyre, në përputhje edhe me kartën bashkiake të studentit.

Projekti i dytë ka të bëjë me zyrtarizmin e procesit të hartimit të Planit Urbanistik të qytetit. Një tjetër projektvendim është ai i krijimit të Komisionit për ndërtimin e Xhamisë së re. Një tjetër projekt është ai për rehabilitimin e qendrës së qytetit.

Kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha, do të paraqesë dhe një projekt për t’u siguruar qytetarëve shërbim më efiçent dhe më të mirë në kopshte e çerdhe, në parqet dhe hapësirat çlodhëse dhe në qendrat kulturore të Tiranës.

Këshillit i është propozuar edhe krijimi i Bordit për Artin dhe Kulturën, që do të ketë si detyrë miratimin e fondeve në këtë fushë, çka do të sjellë përmirësimin e cilësisë së jetës në qytet.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›