Avokati: Tufa është i pafajshëm si korrespondon analiza e ADN
10/11/2011 “Kelmendi tregoi dy autorë dhe jo një”, javën e ardhshme gjykata jep vendimin
TIRANE-Mbrojtja e të pandehurit Lavdërim Tufa, i cili akuzohet për vrasjen e tre personave mes tyre dhe Fatmir Ramës, i ka kërkuar gjykatës së Tiranës shpalljen të pafajshëm dhe lirimin e menjëhershëm të klientit të tij. Në konkluzionet përfundimtare avokati Avni Shehu i vuri në dijeni trupit gjykues se i pandehuri Lavdërim Tufa nuk është autori që ka qëlluar në vitin 2003 Fatmir Ramën, Kristaq Canin dhe kamerierin Julian Drishti në vendin e quajtur “Kartadromi”. Sipas mbrojtjes, një fakt i tillë ka dalë dhe nga akti i ekspertimit të ADN-së, e cila nga krahasimet e kryera rezulton se nuk ka përputhshmëri të lokuseve. “Një ekspertizë ADN-je që të jetë e besueshme duhet të ketë përputhshmëri deri në shkallën 99.9 për qind, gjë që në këtë rast nuk ka ndodhur kështu”,-u shpreh para gjykatës avokati mbrojtës i të pandehurit Lavdërim Tufa. Më tej Avni Shehu shtoi se kjo provë plotësohet dhe me një detaj tjetër që sipas avokatit i ka shpëtuar syrit të Prokurorisë. Shehu pohoi se në vendin e ngjarjes s’ka pasur gjurmë gjaku të autorëve të krimit, kjo për shkak se nga të gjitha provat e administruara në dosje, ekzistojnë vetëm gjurmë pështyme dhe asnjë pikë gjaku. Një tjetër detaj që avokati përmendi gjatë konkluzioneve të tij është se ekspertiza e kryer në vendin e krimit, tregon se largësia në të cilët pretendon Prokuroria se ka qenë i pandehuri Tufa, nuk përputhet me largësinë nga është qëlluar plumbi. Gjithashtu një tjetër pikë ku avokati është ndalur lidhet me dëshminë e shtetasit Ylli Kelmendi, i cili në momentin e vrasjes ka qenë prezent në tavolinë ku ndodhej viktima Fatmir Rama, Kristaq Cani dhe kamerieri Julian Drishti. Mbrojtja përmendi se në dëshminë e tij Kelmendi ka deklaruar në sallën e gjyqit se ka qenë një person i vetëm që kishte qëlluar me automatik dhe jo dy, siç pretendon Prokuroria e Tiranës. Në përfundim të leximit të konkluzioneve të mbrojtjes, gjykata vendosi shtyrjen e seancës për t’u shprehur javën e ardhshme lidhur me dënimin ose jo të të pandehurit Lavdërim Tufa.
Akuza: Tufa burg përjetë
Më 26 tetor, Prokuroria e Tiranës i kërkoi gjykatës shpalljen fajtor të Lavdërim Tufës dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm. Në konkluzionet e saj, Prokuroria i ishte referuar më tepër analizës së ADN të kryer në Itali nga Renato Biondo, i cili nxirrte si autor të kësaj ngjarje të pandehurin Tufa. Sipas konkluzioneve të Prokurorisë, nuk ka asnjë dyshim që personi që ka qëlluar mbi Fatmir Ramën ose “Mirin e Xhikes” të jetë ose jo i pandehuri Tafa, pasi një fakt të tillë e kanë vërtetur të gjitha analizat e ADN kryer në Itali, Angli dhe së fundi në Shqipëri. Ndërkohë që Tufa, gjithmonë ka pretenduar për pafajësi.
Testet e analizave të ADN-së
Gjatë gjykimit gjenetistët shqiptarë, duke ju referuar ADN-së së kryer në Itali, ku thuhet se ADN-ja e Tufës ka përputhshmëri 90 për qind me këtë ngjarje, thanë se në Evropë, për të akuzuar një person përputhshmëria duhet të jetë në kufirin 99, 97 për qind. Ndërsa FBI për të ngritur një akuzë e ka kufirin e ADN-së 99.99 për qind. Ndërkohë që nga analizimi që bënë vetë ata rezultoi se kishte përputhshmëri deri mbi 90 për qind, por jo deri në kufirin e përcaktuar nga Evropa. Prova e ADN-së është e vetmja provë që Prokuroria disponon lidhur me këtë ngjarje, për të cilën Tufa është dënuar me burgim të përjetshëm, por më pas ky dënim u rrëzua nga Gjykata e Lartë.