Tetovë, Berisha merr cmimin tradicional të lidershipit
TETOVË- Gjatë vizitës së tij në Maqedoni kryeministri Berisha është ndalur edhe në qytetin e Tetovës, ku u prit nga kreu i kësaj komune Sadi Bexheti. Berisha u shpreh se qyteti i Tetovës ofron standardet më të mira të tolerances.
“Lufta, përpjekjet dhe kontributi i qytetarëve të këtij qyteti janë krenari e veçantë për çdo shqiptar, kudo që ndodhet, në Kosovë, në Maqedoni, në Shqipëri, diasporë dhe në të katër anët- theksoi Berisha .
Më tej Berisha ka shtuar se Tetova me vlerat dhe vizionin e saj Europian e ka bërë Maqedoninë më të lirë, më të sigurtë dhe më stabël. Dhe jo vetëm Maqedoninë, por jugun e Ballkanit në tërësi.
Në vijim të vizitës së tij në Tetovë, Kryeministri Berisha u ndal në Universitetin Shtetëror të Tetovës, ku u prit nga Rektori i këtij universiteti Agron Reka, si dhe pedagogë e studentë.
Me pas kryeministri vizioi edhe Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, ku iu dha çmimi tradicional për lidership, nga Instituti për Demokraci dhe Zhvillim
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)