E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli Bashkiak miraton me debate nisjen e planit urbanistik për Tiranën

TIRANE- Këshilli Bashkiak i Tiranës gjatë mbledhjes së sotme do shqyrtojë dhe miratojë shtatë projektvendime, që reflektojnë përpjekjet për krijimin e vendeve të punës, si dhe përfshirjen e qytetarëve në qeverisje.

Projektvendimi i parë ka të bëjë me krijimin e një linje të re autobuzi, e cila do të shtrihet nga Qendra deri në Qytetin Studenti duke i’u siguaruar studentëve lehtësi në qarkullimin e tyre, në përputhje edhe me kartën bashkiake të studentit.

Projekti i dytë ka të bëjë me zyrtarizmin e procesit të hartimit të Planit Urbanistik të qytetit. Një tjetër projektvendim është ai i krijimit të Komisionit për ndërtimin e Xhamisë së re. Një tjetër projekt është ai për rehabilitimin e qendrës së qytetit.

Këshillit i është propozuar edhe krijimi i Bordit për Artin dhe Kulturën, që do të ketë si detyrë miratimin e fondeve në këtë fushë, çka do të sjellë përmirësimin e cilësisë së jetës në qytet.

PLANI URBANISTIK MIRATOHET VETËM ME ME VOTAT E KËSHILLTARËVE TË PD
Ora 19:50 Me 29 vota pro dhe 24 kundër, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi fillimin e procesit të planit urbanistik të Tiranës.

Këshilli Bashkiak pasi ka debatuar në lidhje me propozimin që kreu i Bashkisë paraqiti sot për nisjen e prcesit të planit urabnistik të Tiranës, miratoi vetëm me votat e këshilltarëve demokratë nisjen e këtij procesi

KOSOVRASTI: TE ZYRTARIZOJMË NISMËN
19:29 Kryetari i Këshillit Bashkiak, Njazi Kosovrasti, ftoi përfaqësuesit e opozitës që të miratojnë projektvendmin për zyrtarizimin e nisjes së hartimit të Planit Urbanistik.
“Jemi në fillimin e punës për këtë proces, nuk po flitet përnjë plan që duhet të rishikohet. Ti japim mundisnë Kryetarit Basha për këtë nisëm”,- tha Kosovrasti.

Por, përfaqësuesit e opozitës gjykojnë se plani i fundit i administratës ë mëparëshme të bashkisë nuk duhet të hidhet poshtë, pas sipas tyre ky vendim përbën një faturë të rëndë finaciare.

DEBATE PËR PLANIN URBANISTIK
Ora 19:19 Debate në Këshillin Bashkiak sa i përket planit urbanistik të Tiranës. Këshilltarët socilalistë kërkojnë që plani urbanistik të ketë një vizion më të gjerë.

Në përgjigje të këshilltarëve të majtë Basha u ndal në fillimin e përpilimit të planit urbanistik.
“Duhet të ecim mbi një plan më të dhëna të përditësuara për interesat qytetit dhe qyteratëve. Jam i vendosur të jap një dokument të plotë për këto interesa. Ka çështje, të cilat nuk mund t’i zgjidh një plan urbanistik, por besoj që plani i përfunduar sipas parametrave do t’i shërbejë brezave të ardhshëm",- u shpreh Basha.

Këshilltarët e Partisë Socialiste deklaruan se Këshilli Bashkiak ka miratuar njëherë më parë planin urbanistik të kryeqytetit dhe mund të miratohet vetëm ndonjë ndryshim i tiji.

“Rruga më e shkurtër për të patur plan rregullues të mirëfilltë pasi ka patur një të tillë në fakt, do të ishte sikur ju ta paraqisnit planin mbi të cilin ne të bënim përmirësime. Edhe më i miri të jetë si projekt ka nevojë të përmirësohet. Rruga sinqerisht është e gabuar dhe nuk duhen vazhduar kështu”,- theksoi këshilltari i majtë Mehmet Hasalami.

Kreu i Bashkisë Lulzim Basha i ka kërkuar këshilltarëve socialistë të jenë pjesë e procesit të planit urbanistik të qytetit, duke theksuar se Tirana nuk ka një plan të tillë.

“Nuk kam anjë kërkesë të merremi me cështje boshe, por nuk jam aspak dakort se vlen për të gjtihë qytetarët se qyteti ka vijuar të masakrohet në aspiratat e veta. Dhe unë do bëhem një garant. Është mungesa e planit një nga shkaqet kryesore që situata është problematike. Jam i sigurtë që kjo ndodh në Tiranë”,- theksoi Basha.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›