E Diel, 1 Nëntor 2026

Katolikët: Do t’i regjistrojmë vetë besimtarët tanë

10/11/2011  Pas censusit

Pas dyshimeve për besueshmërinë e censusit në Shqipëri, komuniteti katolik deklaron se do të nisë një regjistrim paralel të besimtareve të tij. Ne një prononcim një prej krerëve të lartë katolikë, dom Gjergji, pohon se ky vendim i Konferencës Ipeshknore erdhi pas lënies jashtë regjistrimit të një numri të konsiderueshëm pjesëtarësh të këtij besimi fetar. Sipas tij, anketuesit nuk kanë shkuar në shumë familje të krishtera, duke rrezikuar kështu tjetërsimin e të dhënave reale të besimtarëve. Por puna e përciptë e anketuesve nuk është vetëm problem i katolikeve. Denoncimet e para të minoriteteve vijnë nga arumunët, të cilët numërojnë mbi 5 mijë persona të paregjistruar. Ndërsa një ditë më parë INSTAT-i publikoi këtë shifër paraprake për regjistrimin në “Vizion Plus”. Por pas deklaratave që vijnë nga pjesëtarë të komuniteteve të ndryshme në vend, procesi i censusit po vë në pikëpyetje të madhe besueshmërinë e shifrave që raportohen nga INSTAT-i. Censusi i organizuar nga qeveria shqiptare u shoqërua me jo pak debate, sidomos nga grupet minoritare në vend, të cilët u shprehën me rezerva ndaj këtij procesi. Gjithashtu procesi i regjistrimit u shoqërua dhe me debate të tjera, si fjala vjen nga Aleanca Kuqezi, e cila bënte thirrje që të griseshin formularët e deklarimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›