Grate kerkojne me shume dicorcin
Femrat janë ato që kërkojnë më shumë divorcin. Vitet e fundit numri më i lartë i bashkëshortëve që kërkojnë divorcin kanë qënë gratë. Vetëm në qytetin e Tiranës janë bërë 131 kërkesa për divorc nga ana e grave kundrejt 89 kërkesave të bëra nga burrat. Sipas statistikave që disponon ministria e drejtësisë gjatë vitit 2011 janë 1996 gra që i janë drejtuar gjykatës për të kërkuar zgjidhjen e martesës nga 1780 kërkesa të bëra nga burrat.
Sipas inspektores së ministrisë së drejtësisë Edlira Bako bie në sy shtrirja gjeografike e kërkesave të divorcit. Numrin më të lartë të divorceve e ka qyteti i Tiranës, më pas vjen Elbasani, Durrës, Vlora dhe Lushnja.
Sipas statistikave dhe analizave të bëra nga specialistët rritja e numrit të divorceve ka ndikuar tek ulja e numrit të krimeve në familje për shkaqe xhelozie apo për shkaqe tradhëtie. Megjithatë zonja bako shprehet se kujdes duhet treguar ndaj fëmijëvë të prindërve të divorcuar pasi janë ata që i vuajnë pasojat që vijnë nga divorci.