E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulm vetëvrasës në Irak

 Një sulmues vetëvrasës e ka sulmuar funeralin e pjesëtarëve të një grupi minoritar në veri të vendit dhe ka vrarë 11 persona, njoftojnë zyrtarët e shendetësisë dhe sigurisë në Irak.

Sulmuesi në rripin e tij mbante një sasi eksplozivi me të cilin ka hedhur vetën në ajër gjatë funeralit të pjesëtarëve të minoritetit Shabak në qytetin Baashiqah në veri të Mosulit, të shtunën.
Autoritet informojnë se me shumë se 13 persona të tjerë janë lenduar në këtë sulm.

Pjestarët e fisit Shabak, flasin nje gjuhë ndryshe, dhe ndjekin një fe e cila është një përzirje e islamit shiit dhe besimeve lokale.
Shumica e tyre jetojnë në fshatrat lindore të Mosulit, zonë e cila dominohet nga myslimanët sunit./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›