E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Rama nuk e bllokon dot rrugen Levan-Tepelene

Fier

Kryeministri i vendit Sali Berisha ka inspektuar dje te marten ecurine e punimeve ne rrugen Levan-Tepelene nje investim ky me vlere 70 milione euro. Berisha u informua nga zbatuesit e projektit mbi fazat e punimeve dhe vellimin e punes. Keta te fundit i kane pohuar kryeministrit se tashme puna ka perfunduar ne masen 65. Nder te tjera kryeministri Berisha e konsideroi kete nje rruge qe transformon Shqiperine nga Tirana deri ne skajin e saj me jugor. Jugu do te arrije tregun e Tiranes ne me pak se dy ore dhe turistet nga Tirana dhe mbare bota do te arrijne ne Sarande Gjirokaster Tepelene ne nje kohe qe 2-3 vjet me pare asnje nga ne nuk e imagjinonte - shtoi nder te tjera Berisha. Ai tha po ashtu se kjo rruge eshte fatlume sepse nuk mund te bllokohet nga politika sipas tij e kryetarit aktual te Partise Socialiste. Ju garantoj qe ne qofte se edhe keto do te ishin ne paketen e bllokimit shqiptaret nuk do te shihnin nje rruge te vetme me sy dhe do te mbeteshin me trashegimine hoxhiste qe ishte edhe trashegimia me katastrofale ne rruge. Por nuk ka asgje qe mund te pengoje ndertimin e Europes ne cdo skaj te ketij vendi ndertimin e Europes ne luginen e Vjoses ne luginen e Perroit te Thate ne luginen e Kardhiqit e kudo ne cdo fshat e cdo vend dhe procesi i integrimit eshte e do te mbetet nje proces i parikthyeshem - perfundoi fjalen e tij ne inspektimin e kesaj autostrade kryeministri shqiptar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›