Gjykata e Larte Dvorani Po na sulmojne njerez me imunitet
Perfaqesuesi i Gjykates se Larte ne kete tryeze Ardian Dvorani duke shprehur idene se heqja e imunitetit te gjyqtareve mund te realizohet vetem me ane te ndryshimit te Kushtetutes vuri ne pah sulmet qe behen ne adrese te institucionit qe ai perfaqeson. Gjyqesori nuk disponon mjete financiare infrastrukture etj. me ane te te cilave mund te ushtroje pushtet dhune ndikim te papershtatshem apo te beje presion politik ekonomik mediatik etj. mbi pushtetet e tjera dhe grupet e interesit. Pra eshte e pakuptimte te artikulohet se pushtetaret te legjislativit dhe ekzekutivit grupet e fuqishme financiare e mediatike falangat e krimit ndjehen a mund te jene viktima te dhunes presioneve dhe ndikimeve te papershtatshme nga ana e gjyqtareve dhe hallkave te gjyqesorit. Ne fakt e kunderta eshte nje realitet i perjetuar dhe i njohur boterisht kudo tha Dvorani. Ai e sheh imunitetin e gjyqtareve si mjet i sulmeve dhe presioneve te politikes.