E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi nderohet nga Korpusi i Paqes

Presidenti i Republikes prof. dr. Bamir Topi priti dje zevendesdrejtoreshen e Korpusit te Paqes Keri Hesler-Reidilit e cila ne kete takim me kryetarin e shtetit shqiptar shoqerohej nga ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Tirane Aleksander Arvizu si dhe nga drejtori i Korpusit te Paqes ne Shqiperi Hill Denham. Zevendesdrejtoresha e Korpusit te Paqes falenderoi Presidentin Topi per pritjen e rezervuar duke e njohur me qellimet dhe objektivat e Organizates qe ajo drejton e cila numeron ne Shqiperi rreth 500 vullnetare. Ne takim u prezantuan nga drejtori vendor Hill Denham edhe tre nga administruesit e Programeve te Korpusit te Paqes ne Shqiperi Darina Kaltani Diana Djaloshi dhe Agim Dyrmishi te cilet paraqiten punen dhe programet e tyre konkrete ne terren. Keri Hesler-Reidilit i dha Presidentit Topi Medaljen e Korpusit te Paqes duke i shprehur mirenjohjen per mbeshtetjen e fuqishme dhe bashkepunimin qe i ka dhene organizates vullnetare te drejtuar prej saj. Ju falenderoj edhe per vleresimin qe me beni duke qene i bindur se nuk eshte thjesht vleresim per individin por per Institucionin. Dhe Institucioni eshte per te gjithe qytetaret keshtu qe duke me vleresuar mua ju keni vleresuar te gjithe shqiptaret tha Topi.
I pranishem ne kete takim ambasadori i SHBA-se ne vendin tone Aleksander Arvizu pasi falenderoi Presidentin per mbeshtetjen e vazhdueshme te tij vuri ne dukje se ky eshte nje vit shume i rendesishem per Korpusin e Paqes duke qene se shenon 50-vjetorin e krijimit te tyre te mbushur me mjaft pervoje dhe nje pune te madhe anembane botes por edhe ne Shqiperi sidomos ne fshatrat me te thella te vendit tone.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›