Kuvend demokratet skane votat pranojne kerkesen e opozites
Pakti mes Shqiperise dhe Serbise per levizjen e lire eshte kthyer ne nje perplasje ndermjet mazhorances dhe opozites ne Komisionin parlamentar te Sigurise. Marreveshja e propozuar per miratim nga qeveria Per ratifikimin e marreveshjes se Shqiperise dhe Republikes se Serbise per levizjen e ndersjelle te shtetasve eshte kontestuar nga deputetet e opozites per faktin se kohet e fundit ka shume tensione ne shtetin e ri te Kosoves. Deputeti i PS-se Paulin Sterkaj tha se do ishte mire qe kete marreveshje ta shtyjme duke pare dhe qendrimin e Serbise me Kosoven. A nuk do jete me mire per ne qe ta leme ne nje afat tjeter kete marreveshje. Kryekomisioneri Leonard Demi u shpreh se kjo eshte marreveshje e levizjes se lire te qytetareve. Shteti yne do te mbaje qendrim duke inkurajuar Serbine qe te marre pjese ne negociata. Ne do punojme ne gjithe boten dhe do mbeshtesim pavaresine e Kosoves. Kemi bere dhe do te bejme perpjekje te jashtezakonshme. Ndersa kjo eshte per levizjen e lire. Nenkryetari i komisionit deputeti i PS-se Ilir Gjoni ka mbeshtetur idene e kolegut te tij socialist duke theksuar se edhe une e shoh te arsyeshem propozimin qe dha zoti Sterkaj pavaresisht se ne parim jemi dakord qe te miratohet. Momenti mbart konotacione politike dhe jep mesazhe te kuptueshme ndaj do ishte e udhes qe ta shqyrtonim kete marreveshje ne nje afat tjeter pasi te shohim se si do jete ecuria ne Kosove. Ai kerkoi qe te jepen sqarime nga perfaqesuesit e Ministrise se Jashtme per ndikimin qe mund te kene te kosovaret miratimi i nje marreveshjeje te tille. Ekspertja e Ministrise se Jashtme u shpreh se qeverite kane konsideratat e tyre politike por kjo do tu sherbeje njerezve. Sipas saj pikat e kalimit jane nderkombetare dhe nuk diskutohet per pikat mes Serbise dhe Kosoves apo Kosoves e Shqiperise. Behet kryesisht fjale per rruget ajrore. Deputetet e mazhorances ne kete komision theksuan se kjo marreveshje duhet te kaloje. Diskutimi ne nje mbledhje komisioni te hapur per ceshtje te tilla besoj duhet te ishte diskutim me konfidencial. Besoj se ketu flitet per interesa me madhore dhe kerkesa per shtyrje nuk besoj se sjell zhvillim pozitiv. Kondicionime te tilla duhet te vijne ne menyre te koordinuar dypaleshe jo qendrim i ndare per ceshtje nderkombetare. Ajo qe mund te kerkonim ne mund te ishte me gjithe autoritetet qe mund te na informojne per ceshtjen e Kosoves. fare fitojme nga kjo shtyrje deklaroi deputeti demokrat Gazmend Oketa. Por socialisti Sterkaj me ironi iu pergjigj se ne fitojme skrap. Ne po punojme te gjithe bashke per te pasur nje Ballkan pa tensione me levizje te lire dhe parimisht ju e perkrahet gjithe kete politike. Sa i perket problemeve ne Kosove shteti yne po punon me te gjitha mjetet. Por te mos harrojme se bisedimet jane drejtuar nga BE dhe Serbia nuk mund te beje gje tjeter vecse te shkoje para ne kete marreveshje. Miratimi i marreveshjes sot apo neser nuk luan rol. Sa i perket sigurise brenda ne Kosove aty eshte NATO theksoi kryekomisioneri Demi. Mungesa e votave te mazhorances ne kete komision beri qe Demi te pranoje kerkesen e opozites per shtyrjen e nje pakti te tille me Serbine. Ne mbledhje ishin tete anetare te PS-se dhe shtate nga PD-ja dhe hedhja ne vote nga kryekomisioneri ishte e pamundur.