E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ina Rama Deputetet ndeshkim dhe per fjalen ne Parlament

Kryeprokurorja Ina Rama ka qene pro heqjes se imunitetit te zyrtareve te larte. Vleresoj te drejte dhe te bazuar propozimin per shfuqizimin e mbrojtjes se deputeteve nga ndjekja penale duke pranuar idene e nje imuniteti te kufizuar i cili jep garanci ne lidhje me mosndjekjen penalisht per fjalen qe thone dhe vendimet qe marrin per shkak te detyres si deputete por gjithashtu jep garanci ne raport me arrestin dhe kontrollin personal te tyre u shpreh Kryeprokurorja. Rama theksoi se jemi te mendimit se duhet te parashikohet shprehimisht ne ligj e drejta e gjykates per te dhene masen e arrestit ose kontrollit dhe ndalimi per ta ekzekutuar derisa te shprehet Kuvendi ne lidhje me keto masa. Kjo lloj zgjidhjeje ligjore ne kendveshtrimin tone lejon prokurorine te mbledhe provat e nevojshme lejon gjykaten te jape nje vleresim teknik bazuar ne keto prova si dhe lejon Kuvendin nga ana tjeter te jape nje vleresim politik nese eshte dakord ose jo per arrestimin ose kontrollin ndaj deputetit duke mos penguar nderkohe ushtrimin e ndjekjes penale ndaj tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›