E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani merr një mesazh falenderimi nga papa Francisku

TIRANË- Presidenti, Bujar Nishani ka marrë një mesazh falenderimi nga Papa Franciskus, në përgjigje të urimit me rastin e zgjedhjes së tij në krye të Selisë së Shenjtë në Vatikan, në të cilin Ati i Shenjtë shpreh besimin e tij se marrëdhëniet mes Selisë së Shenjtë dhe Shqipërisë do të vazhdojnë të përparojnë.

Në mesazhin drejtuar Presidentit Nishani, Papa Franciskus shkruan “ju falenderoj për përshëndetjet e ngrohta që më dërguat në emër të popullit shqiptar me rastin e zgjedhjes sime në Selinë e Pjetrit. Plot besim se marrëdhëniet mes Selisë së Shenjtë dhe Shqipërisë do të vazhdojnë të përparojnë, i lyp Zotit për Ju dhe popullin tuaj bekime hyjnore paqeje dhe begatie”
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›