E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva për pronat në ditën e 8-të, refuzohen mjekimet. Pronari tenton shembjen e godinës

TIRANE- Vijon greva e urisë e 14 familjeve, të cilat u nxorën jashtë banesave nga Përmbarimi, në rrugën "Margarita Tutulani" në kryeqytet. Në grevë aktualisht janë 10 banorë, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Në ditën e 8 të grevës së urisë rëndohet situata e grevistëve, tek ‘Petro Nini’. Gjendja paraqitet e rënduar ndërkohë që ‘të ngujuarit’ refuzojnë ndihmën mjekësore

Banorët kanë deklaruar se kërkojnë ndërhyrjen e shtetit në këtë situatë, sepse shumë prej tyre nuk kanë ku të strehohen, pasi nuk kanë vendbanime. Madje, situata është bërë edhe më problematikë në momentin që godinës i kanë dalë pronare të reja, dy vajzat e Jakup Shalsit të sapokthyera nga Italia, të cilat pretendojnë pronësinë mbi godinën krahas një tjetër pretendenti, që u shfaq para banorëve pak ditë më parë, në nisje të konfliktit. 

Pronari i ndërtesës ndërhyri sot me mjete të forta dhe shemb mure të godinës. I shoqëruar nga forca policie, pronari i ndërtesës kërkon shembjen e godinës, por banorët shprehen se ky veprim është pa autorizim. 

“Pronari nuk ka asnjë autorizim të ndërhyjë në objekt dhe ne jemi të vendosur t’i shkojmë deri në fund grevës së urisë”, tha Ardian Pojani për News24. 

AVOKATI I BANORËVE: VEPRIMET E PALIGJSHME
17:25 Avokati i banorëve, Agron Gjedia në një deklaratë për mediat, i cilësoi veprimet e pronarit për nisjen e shembjes së godinës si të paligjshme.

Avokati Gjedia theksoi se janë njoftuar të gjitha strukturat përkatëse dhe asnjë nuk ka ardhur, ndërkohë kërkoi që të ndalet cdo veprim, pasi më parë duhen bërë verifikimet e duhura.

GREVISTËT REFUZOJNË NDIHMËN MJEKËSORE
Ora 16:35 Në ditën e 8 të grevës së urisë rëndohet situata e grevistëve, tek ‘Petro Nini’. Gjendja paraqitet e rënduar ndërkohë që ‘të ngujuarit’ refuzojnë ndihmën mjekësore 

Ndërkohë, raportohet për tension, pasi pronari i ndërtesës tentoi të shembë muret e ndërtesës me forcë. Policia ka bllokuar rrugët që kufizojnë godinën dhe nuk lejon asnjë person të hyjë. 

Banorët kanë deklaruar se kërkojnë ndërhyrjen e shtetit në këtë situatë, sepse shumë prej tyre nuk kanë ku të strehohen, pasi nuk kanë vendbanime. Madje, situata është bërë edhe më problematikë në momentin që godinës i kanë dalë pronare të reja, dy vajzat e Jakup Shalsit të sapokthyera nga Italia, të cilat pretendojnë pronësinë mbi godinën krahas një tjetër pretendenti, që u shfaq para banorëve pak ditë më parë, në nisje të konfliktit.

PRONARI NIS SHEMBJEN E MUREVE TË GODINËS,  BANORËT: VEPRIMI PA AUTORIZIM, NUK LEMË GREVËN
Ora 15:00-Acarohet situata mbi pronesinë e ndërtesës tek Tirana e Re, pranë shkollës “Petro Nini Luarasi”. Pronari i ndërtesës ndërhyn me mjete të forta dhe shemb mure të godinës. I shoqëruar nga forca policie, pronari i ndërtesës kërkon shembjen e godinës, por banorët shprehen se ky veprim është pa autorizim.
“Pronari nuk ka asnjë autorizim të ndërhyjë në objekt dhe ne jemi të vendosur t’i shkojmë deri në fund grevës së urisë”, tha Ardian Pojani për News24.

GREVA PËR PRONAT NË DITËN E TETË, DY GREVISTË NË GJENDJE TË RËNDË
Mësohet se në gjendje të rëndë janë grevistët Ramazan Lile dhe Amela Alija, të cilët pritet të dërgohen në spital për trajtim mjekësor.

Banorët kanë deklaruar se kërkojnë ndërhyrjen e shtetit në këtë situatë, sepse shumë prej tyre nuk kanë ku të strehohen, pasi nuk kanë vendbanime.

Familjet janë vizituar pak ditë më parë nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, i cili u ka ofruar ndihmë për strehim. Kryebashkiaku i siguroi qytetarët se bashkia do tu mundësojë sistemimin e menjëhershëm në banesa me qira, derisa të ketë mundësi t'i sistemojë me 3 programet për strehim: banesat sociale, kreditë e buta ose bonusi i qerasë që ofron Bashkia e Tiranës.

(er.nu/d.b/ e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›