E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Rama po perpiqet te politizoje zhvillimin ekonomik Eva Gjura

Ne mbledhjen e radhes se qeverise, Kryeministri Berisha eshte ndalur tek performanca ekonomike, e cila, sipas tij, ka njohur nje zhvillim qartesisht pozitiv. Berisha ka informuar qytetaret se shitjen e pergjithshme ne kete vend, sipas deklaratave te atyre qe shesin, njohin vetem rritje prej 25.6% krahasuar me vitin e kaluar. Duke ironizuar deklaratat e bera nga kryetari i opozites, Rama, ne Durres gjate takimeve qe ai pati me disa biznese, Berisha tha se Rama dukej i ngrate teksa perpiqej te politizonte listat e ushqimeve. “Dua t’i them kryetarit te opozites se me eshte dukur i ngrate, teksa shkonte tek dyqanet e deputeteve te tij ne Durres, per te bere deklarata. Te pakten te zgjidhte biznese te tjera dhe jo te deputeteve te tij, gje te cilen e pa i gjithe Durresi, pasi nuk kishte asgje me te pabesueshme se kjo. Jo se nuk ka njerez qe marrin mallra e ushqime me liste, sigurisht qe ka, por mos shko tek dyqani i deputetit, mos e politizo”, - u shpreh Berisha. Kryeministri ka theksuar me tej se ai dhe qeveria jane te vetedijshme se ka ende njerez qe kane probleme ekonomike dhe qe ka lista, por qeveria po ben gjithcka per punesimin e qytetareve dhe kjo eshte bere e qarte si drita e diellit. “Ne Shqiperi nuk ka rritje te papunesise ne kete kohe, por ka renie progresive te papunesise, pra, ka krijim te vendeve te punes. Te kesh nje rritje te shitjeve ne kete nivel do te thote nje vellim qartesisht me i larte”, - ka deklaruar Kryeministri. Kreu i mazhorances i ka kujtuar opozites se nuk eshte mire te beje deklarata pa iu referuar te dhenave zyrtare, te cilat jane te hapura per cdo qytetar. “Opozita beri nje vit lufte dhe shperndau me qindra email-e kunder Institutit te Statistikave, por c’do t’u thone institucioneve nderkombetare, c’do t’i thote Drejtorise se Pergjithshme Ekonomike ne Komisionin Europian qe thote se Shqiperia pati rritje 4 here me te madhe se mesatarja e rajonit, c’do t’u thone atyre qe pohojne se ne Shqiperi, si i vetmi vend, nuk u rrit papunesia, po u ul, c’do t’i thone Organizates Boterore te Tregtise qe fakton se ne Shqiperi investimet e huaja arriten 1 miliard e 30 milione dollare”, - tha ai. Me tej, kreu i qeverise ka informuar qytetaret shqiptare se, ndonese ky nuk eshte nje vit i mire, pasi dy fqinjet tane, me te cilet kryen kryesisht shkembimet, jane ne veshtiresi, eksportet shqiptare kane nje rritje prej 22 per qind ne vlere. Berisha ka pranuar se ka renie te rieksportove, por kjo per dy arsye. Se pari, nje pjese e tyre jane kthyer ne eksporte Made in Albania. Se dyti, natyrisht nje pjese e tyre jane prekur, pasi punonin per tregje te caktuara te vendeve fqinje dhe u duhet nje kohe te riorientohen e te gjejne tregje te reja ne Europe e Azi. Berisha ka theksuar se qeveria po ben te gjitha perpjekjet per te mbrojtur biznesit dhe zhvillimin ekonomik, per kete ka shtuar ai kam marre edhe mesazhe falenderimi, sic ka qene nje mesazh nga nje biznesmen vlonjat, i cili e falenderonte per miratimin e vendimit te fundit te qeverise qe uli me 60% tarifen qe biznesi paguante per kontrollin e kasave fiskale.

Projektligji

Qeveria do te nxise investimet ne fushen e energjise se rinovueshme

Qeveria ka miratuar dje projektligjin per “Per burimet e energjise se rinovueshme”. Projektligji percakton kuadrin ligjor per shfrytezimin e burimeve te energjise se rinovueshme, si dhe krijon nje fond kombetar per kete energji. “Shqiperia ka burime kolosale jo vetem ujore, por ajo eshte nje prej vendeve me me shume dite me diell ne rajon e me gjere. Shqiperia ka disa platforma mitike ere. Po te shkosh atje, te duket sikur perendite e eres kane ndertuar shtepite aty. Edhe keto platforma do te jene nje burim i fuqishem i prodhimit te energjise se rinovueshme. Me ligjin qe miratojme, ne perpiqemi te garantojme kuadrin ligjor me te shkelqyer per investitoret, qe te shfrytezojne burime maksimalisht dhe ne perputhje e respekt te plote te mjedisit, kjo ne interesin me te mire te Shqiperise dhe te zhvillimit te qendrueshem te saj”, - tha Berisha. Ai ka shtuar se, interesi eshte shume i madh ne te gjitha aspektet, nga hidroenergjia tek energjia gjeotermike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›