E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Reforma në inspektoriate shmang arbitraritetin dhe abuzimet

Kryeministri Berisha drejtoi sot mbledhjen e Task-Forces për reformën e inspektoriateve, e cila iu kushtua hapave për fazën përfundimtare të kësaj reforme.
 

Duke theksuar rëndësinë e sistemit të inspektoriateve, si një sistem themelor për funksionimin e tregut dhe garantimin e standardeve, kryeministri vlerësoi ecurinë dhe arritjet e deritanishme të reformës, e cila mundësoi thjeshtimin nga 36 inspektoriate në 11 të tilla, si dhe instalimin e Inspektoriatit Qendror, i cili udhëheq sistemin e inspektimit në vend, duke garantuar përsosjen e tij të vazhdueshme.
Kryeministri theksoi se implementimi i plotë i kësaj reforme është i domosdoshëm për të luftuar arbitraritetin dhe çdo praktikë abuzive, e cila dëmton në mënyrë të pamerituar biznesin dhe zhvillimin e tij.
 

“Ne kemi përzgjedhur sistemin e inspektoriatit dixhital, në kuptimin që një regjistër kombëtar i inspektorëve shtetëror mbahet ne Inspektoriatin Qendror te vendit dhe ky regjistër është regjistri i gjurmës së çdo inspektimi. Asnjë inspektor pas vendosjes së këtij sistemi nuk do të mund të inspektojë pa lënë gjurmë elektronike se ishte, pastaj do jenë të tjerët që do të vlerësojnë duhet të shkonte apo jo, motivet që e shtynë të shkojë, agjenda e ti dhe me rradhë, por lënia e gjurmës është një kusht i domosdoshëm”, u shpreh kryeministri.
 

Më pas në mbledhje u diskutua për procedurat e përzgjedhjes së kryeinspektorëve te ministrive të linjave, si dhe emërimin e tyre, pajisjen e tyre me dokumentat përkatëse , ngritjen e nje komiteti Ad-Hoc që do të ketë si detyre implementimin me saktësi, vendosmëri të reformës së inspektimit, etj.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›