E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama s'donte zgjedhje. Akuzat? Kreva detyrimin.

TIRANE-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot se nuk do të heshtë kurrë para akteve të papranueshme tëe Edi Ramës. Në një konferencë për shtyp nga selia e qeverisë, Berisha sqaroi arsyet e shtyrjes së Kongresit të Partisë demokratike. Por pas pyetjeve të gazetarëve rreth akuzave që kreu i qeverisë i ka adresuar kreut të PS, Berisha nuk ka hezituar të përgjigjet se “nuk mund të heshtja para akteve të tilla”. Sipas Berishës, akuzat janë të dënueshme dhe tepër të rënda dhe se denoncimi që bëri para pak ditësh në sallën e Kuvendit është në mbrojtje të vlerave të shqiptarëve. “Kam bërë detyrën time në mbrojtje të nënave, bashkëshorteve dhe motrave shqiptare kundër dhunës në familje”, theksoi Berisha duke rideklaruar dhe njëherë disa prej akuzave.

Kryeministri Sali Berisha gjithashtu ka akuzuar kreun e PS, edi Rama se është kryemafiozi i kryeqytetit. Berisha ka ritheksuar dhe njëherë se do ti shkulë në emër të ligjit me dhëmbët dhe dhëmballët e krimit të organizuar. “Mafia ka vetëm interesa personale, theksoi Berisha duke vënë në dukje disa prej interesave të Ramës”.

Ndërkohë Sali Berisha ka lajmëruar për shtyrjen e Kongresit të Partisë Demokratike për në 14 dhjetor. Sipas tij, shtyrja bëhet për një qëllim konkret që është ai i vizitës në Vatikan që do të bëjë kryeministri i Shqipërisë ku do të takojë Papa Benediktin e XVI.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›