Bëma të Prokuratores Alb dhe Kodit Procedural
Para afro një viti, më 5 dhjetor 2008, Prokurorja e Përgjithshme znj. Ina Rama në një seminar organizuar nga Avokati i
Popullit, dha alarmin se gjykatat po zvarrisin zbardhjen dhe njoftimin e vendimeve penale me të cilat janë liruar të arrestuar a të dënuar, duke penguar prokurorinë në ekzekutimin e vendimeve e si pasojë ata kanë vazhduar së qëndruari të prangosur padrejtësisht. Jehonën e alarmit e gjeje të nesërmen pothuaj në të gjitha gazetat dhe unë përjashtoj keqinterpretime gazetareske, sepse do kish përgënjeshtrime zyrtare. Ishte një alarm krejtësisht pa vend, jo vetëm sepse prokuroria nuk ka detyrime e kompetenca në të tilla raste, por edhe sepse ishte një rrezik e pasojë që nuk mund të ndodhte, ngaqë ekzekutimi i këtyre lloj vendimeve bëhet drejtpërdrejtë nga gjykata në sallën e gjyqit, aty për aty me shpalljen e vendimit, pa marrë akoma formë të prerë, duke iu dhënë patrullës shoqëruese të të arrestuarit a të dënuarit një shkresë, shkurtim vendimi, ndërsa më vonë, me zbardhjen e tij e marrjen formë të prerë, dërgohet teksti i plotë.
Një gafë e tillë për shumëkënd ishte një shkarje e rastit, lapsus, por për të tjerë ndër ta edhe për mua, ishte shprehje e një realiteti të hidhur. Duke pranuar se e nderuara Prokurore e Përgjithshme ka lexuar pa u thelluar një tekst të përgatitur nga vartësit e saj, duhet pohuar se ndër Prokurorët tanë jo të gjithë njohin kompetencat e tyre dhe ligjet, në rastin tonë në fushë e ekzekutimit të vendimeve penale.
Këtë përfundim nuk e kam thjesht nga kjo gafë, as me të thëna, e as duke parë statistika të thata. Nga fundi i vitit 2008 dhe fillimi i këtij viti kam pasur rastin të njihem drejtpërdrejtë me praktikën e punës së Gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë e Prokurorisë pranë saj, në fushën penale për periudhën 2006-2008, çka me jep mundësi të bëj përgjithësim për shkak të volumeve të mëdha që përballojnë në tërësinë e ekzekutimeve të vendimeve penale në shkallë vendi.
Nuk është rasti, e as synimi i një raportimi ku duhet patjetër të renditen anët e mira e sukseset, ndaj më duhet të them që në fillim se në atë njohje hasa edhe aspekte organizative e zgjidhje të çështjeve konkrete ekzekutimore me shkelje të ligjit, të rënda në përmasa shqetësuese. Edhe në këtë drejtim nuk m’u ndanë bëmat e Kodit të Procedurës.
...
Duke kaluar ndër duar shkresa, regjistra, duke pyetur njërin a tjetrin në Prokurori, në Gjykatë a Përmbarim, duke spontuar të dhënat kompjuterike e duke verifikuar në depot e Prokurorisë a të gjykatës, po me konturohej heshturazi realiteti i frikshëm: Në shtetin shqiptar ekzekutohen vendime gjyqësore, dhe dihet sa ekzekutime bëhen në këtë apo atë periudhë, ndaj në raportet e statistikat dilet me flamur për volumet e mëdha që u përballokan. Por, unë e shtrova çështjen ndryshe: Falë njohurive modeste që kam për ekonominë e kontabilitetin kërkova të bëj një “Bilanc kontabël” lidhur me të dhënat: Sa kërkesa për gjykim ka bërë prokuroria, sa vendime janë marrë për to, sa kanë marrë formë të prerë përfshi formën e prerë të vendimeve të periudhave të mëparshme, sa vendime janë ekzekutuar e sa janë në proces ekzekutimi, duke përfshirë edhe të mbarturat e paekzekutuara nga periudhat e mëparshme. Kështu, them do dilte “bilanci kontabël” i realizimit të Drejtësisë në fushën penale. Dhe, këtë bilanc duhet ta bëjë Prokuroria, sepse atë ngarkon me barrën e ekzekutimit Kodi i Procedurës dhe ligjet përkatëse. Frymëzuar nga “aftësitë e mia kontabile” ia nisa punës… nga Kodi i cili më befasoi:
“Sipas nenit 563, vendimet ekzekutohen nga prokurori i gjykatës së shkallës së parë që ka dhënë vendimin”!
E lexoj këtë nen dhe më dalin shumë e shumë probleme, por po ndalem vetëm në tre:
- Kodi i Procedurës nuk parashikoka ekzekutimin e vendimeve të dhëna nga Gjykatat e Apelit pas prishjes së vendimeve të gjykatës së shkallës së parë ose kthimit nga Gjykata e Lartë dhe gjykimit të çështjes prej tyre në themel, vendime të barazvlefshme, por që nuk janë vendime të një gjykate të shkallës së parë.
- Përse bëhen gjithë këto bujëra për gjykimin e zotit Basha a të zotit Mediu, përderisa vendimi për ta mund të jepet vetëm nga Gjykata e Lartë, ndërkohë që Kodi nuk përmend rrugë ekzekutimi për këto lloj vendimesh?
- Sipas Kodit, me ekzekutimin merret prokurori pranë gjykatës së shkallës së parë, por sipas nenit 148 të Kushtetutës e ligjit organik prokurorët nuk janë të atashuar pranë gjykatave të shkallës së parë por është prokuroria që funksionon si një organ pranë sistemit gjyqësor. Në dukje këto janë llafollogjira, por në fakt organizimi i Prokurorisë shpie në atë që në gjykatat e shkallës së parë marrin pjesë në gjykime prokurorë jo të atashuar, por prokurorë që kanë drejtuar hetimin e çështjes konkrete dhe me përfundimin e gjykimit veprojnë deri në ushtrimin e apelit apo rekursit, dhe më tej nuk merren këta me fatin e saj në Apel apo Gjykatën e Lartë, por prokurorët përkatës të atyre shkallëve. Ndërkohë, me ekzekutimin e vendimeve nuk merren as të parët, e as të dytët, por prokurorët e një sektori të veçantë e të posaçëm për ekzekutimet. Prokurorë këta, që nuk kanë asnjë lidhje e dijeni të drejtpërdrejtë çfarë bëhet në gjykatë.
Është kjo konjukturë që prokurorët, “pranë gjykatës së shkallës së parë” nuk lidhet me fatin e vendimit pas shqyrtimit në shkallët më të larta, për të cilat prokuroria njoftohet nga administrata e gjykatës. Këtë e katranos neni 22 i ligjit “Për Ekzekutimin e Vendimeve Penale”, sipas të cilit gjykata i dërgon vendimet prokurorit për ekzekutim “ose tërhiqen prej tij”, formulim absurd që veç shpërndan përgjegjësinë për zvarritjet apo mosvënien në ekzekutim.
Duke u ndalur në gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë, më doli se në kundërshtim me rregulloren e administratës gjyqësore, nuk kishte të ngarkuar të posaçëm, e as regjistër për ekzekutimin e vendimeve, ndërkohë që regjistër duhej të kishte edhe çdo sekretar pranë gjyqtarit për vendimet përkatëse. Do ta kisha gabim nëse ekzekutim do të quhej përcjellja e vendimit të formës së prerë prokurorisë duke mbajtur shënim jo në regjistrat proceduralë, por … në librin e postës pa emër, por vetëm me numër vendimi dhe kaq. Nuk mbahet asnjë shënim në vendimin që ruhet përgjithmonë në gjykatë, në dosjet gjyqësore jo e jo, as në fletën përkatëse në regjistrin themeltar, e as në numëratorin e vendimeve. Nëse janë dërguar gjitha vendimet për ekzekutim është e pamundur të përcaktohet, sepse kronologjia e vendimeve nuk paralelizohet me kronologjinë e formës së prerë të secilit vendim. Në mungesë të regjistrit të ekzekutimeve dhe duke mos bërë shënim në kartelën e çdo çështjeje, për të konkluduar me këtë libër poste duhen spontuar një për një gjithë ata mijëra numra, duke filluar që para tre a katër vjetësh sipas odisesë procedurale të çdo çështjeje me gjykime e rigjykime.
Kjo do të thotë se gjykata nuk di, e as ka garanci nëse i është dërguar prokurorisë çdo vendim që ka dhënë. Le pastaj se çfarë bën kjo prokurori me të dërguarat e nëse bëhen realitet efektivisht vendimet e saj “Në emër të Republikës”. Gjykata nuk do t’ia dijë, e as kërkon llogari së paku përse prokuroria nuk njofton sipas ligjit nëse ekzekutohet vendimi, përveç ndonjë rasti të rrallë...kur bëhet alarm a në ndonjë çështje me interes të veçantë… të çfarëdo lloji.
Absurditetin e kësaj situate dhe qëndrimi të gjykatës për fatin e vendimeve të saj e ndesha me ekstreme të denja për Guiness. Prej afro 20 vjetësh nuk është ekzekutuar asnjë vendim gjykate për detyrimin me shpenzimet gjyqësore, caktuar shprehimisht të dënuarve. Janë miliona e miliona që kanë fluturuar nga buxheti për xhepin e kriminelit, kur vetëm për një lloj veprimi procedural në muajin korrik 2008 janë shpenzuar 85 mijë lekë të reja, shifra që janë të mjaftueshme për të përfytyruar përmasat afro 20- vjeçare të dëmtimit të buxhetit të shtetit, ndërkohë që një halleqar në procesin civil detyrohet me parapagim të tarifave e parapagim të shpenzimet për veprime gjyqësore të kërkuara prej tij.
Duke vazhduar me prokurorinë, në dukje të krijohet përshtypja se mbretëron rregulli. Vendimet që vijnë për ekzekutim nga gjykata regjistrohen brenda ditës dhe menjëherë dërgohet urdhri i ekzekutimit institucionit përkatës, burgut, policisë, përmbarimit, etj.
Por, sipërfaqja nuk pasqyron gjithnjë brendinë, ndaj shpejt më dolën shumë e shumë gjëra “tërheqëse”:
-Sektorit përkatës me disa prokurorë, në kundërshtim me rregullat ligjore i vijnë drejtpërdrejtë vendimet nga gjykata pa kaluar në protokollin zyrtar, por në një regjistër të sektorit që ka vetëm vlerë organizative. Pasoja është se nuk mund të ketë siguri në janë regjistruar gjithë të ardhurat, përderisa regjistrin e plotëson ai që përgjigjet për ekzekutimin, pra ka “konflikt interesi”. Është kjo arsyeja që shteti ka shpikur protokollin zyrtar dhe detyron mbajtjen në çdo institucion.
Regjistri i sektorit ka të shënuara ato që vijnë, por në prokurori nuk ka asnjë regjistër a dokumentim tjetër, asnjë hesap edhe sa duhet të vijnë për të bërë atë që quajta si punë “bilanci kontabël” të ekzekutimit të vendimeve “Në Emër të Republikës”, bilanc që duhet ta bëjë çdo shtet për t’i thënë vetes shtet edhe në këto punë.
-Regjistri ka tek-tuk shënime se u ekzekutua ky apo ai vendim, por shumica jo, çka do të thotë logjikisht se Prokuroria raporton të ekzekutuara mbi numrin e urdhrave të dërguara por duke mos pasur përgjigje, veç tek-tuk, nuk ka garanci se urdhrat e saj u bënë realitet ndaj raportimet janë fiktive, dhe mbi këtë fiktivitet shteti pandeh se është shtet në këto punë. Për të qenë brenda, bëra verifikime për provat materiale për të cilat ishte vendosur nga gjykata e urdhëruar nga prokuroria kalimi në favor të shtetit, asgjësim apo kthim të interesuarve, dhe në zyrën e financës së gjykatës u gjetën katër dosje me urdhra ekzekutimi për të cilat nuk ishte bërë asnjë veprim. Vetëm në njërën dosje u gjetën 337 urdhra të paekzekutuara për vitet 2007–2008 dhe në tre dosjet e tjera, qindra urdhra pa veprim nga viti 2000 e këndej, ndërsa në arkivën penale, në një dosje në tavolinën e punës, u gjetën pa veprim 62 urdhra ekzekutimi të prokurorisë, që u përkasin viteve 2004-2008.
Për të qenë brenda “në katror”, në sondazh të këtyre të dhënave u panë dosjet gjyqësore penale të arkivuara, që u përkasin nr. vendimi 371 të vitit 2005, nr. vendimi 610, 622, 619, 586, 1157 dhe 1175 të vitit 2007 si dhe 1143 të vitit 2008, në të cilat u gjetën prova të ndryshme materiale, si kartëmonedha të rregullta apo false, pasaporta, viza, dëshmi aftësia të vendeve të huaja etj, për të cilat kishte vendim gjykate e urdhër ekzekutimi nga prokuroria.
Në prokurori na thanë verbalisht se, janë dy depo me prova materiale prej shumë vjetësh, por që ishin të kyçura prej muajsh, sepse ishte larguar i ngarkuari e nuk i ishin dorëzuar zëvendësuesit.
Tjetër problem më doli se, me mbylljen e një viti mbyllej edhe puna me vendimet e ardhura e të dërguara për ekzekutim edhe për çështjet që nuk kishte njoftim ekzekutimi, por edhe për ato për të cilat kishte njoftim se nuk mund të ekzekutohej vendimi, p.sh, sepse nuk i dihej adresa të dënuarit apo nuk gjendej e ishte shpallur kërkimi. Mosmbartja e këtyre rasteve në regjistrin e vitit pasardhës për ndjekje është një braktisje e çështjeve ekzekutimore të papërfunduara, jo vetëm e gabuar parimisht me pasoja të rënda si në aspektin e luftës kundër krimit edhe efektivitetin e Drejtësisë, por edhe me cenime të të drejtave themelore të njeriut, pa harruar dëmet ekonomike.
Tipik është rasti i Gj.Xh, dënuar me vendim nr. 1263, dt 22.12 2005 me 6 muaj burg dhe 400 mijë lekë gjobë, vendim që kishte mbetur pa ekzekutuar sepse ishte shpallur në kërkim dhe u kap në Korçë vetëm në shtator të vitit 2007, sipas urdhrit të ekzekutimi të Prokurorisë së Tiranë nr.65 të vitit 2006.
Por, në janar të atij viti dënimi i tij konsiderohet i amnistuar si vepër e si masë dënimi. U verifikua në DP të Burgjeve dhe rezultoi se është konstatuar menjëherë përfitimi nga amnistia.
Ekzekutimi i këtij vendimi rreth 9 muaj pas amnistisë tregon se prokuroria në zbatim të saj ka vepruar vetëm me çështjet në dorë dhe nuk ka verifikuar vendimet e paekzekutuara për të anuluar urdhrat ekzekutimit, duke njoftuar organet të cilëve u kishte dërguar për zbatim, për faktin se nuk kishte mbartje në vitin pasardhës si e papërfunduar, por ishte… “çështje e arshivuar”.
Rasti i mësipërm nuk është i vetëm. Kështu, A.B. është dënuar me 5 muaj burg dhe më 9 janar‘07 lëshohet urdhri i ekzekutimit dërguar më 12 janar në Policinë e Pogradecit. Ndërkohë, me daljen e amnistisë më 13 janar nuk evidentohet nga prokuroria si çështje që amnistohet. Më 25 janar, Pogradeci njofton se është shpallur kërkimi dhe shkresa njoftuese e shpalljes së kërkimit është administruar nga prokuroria jashtë protokollit zyrtar, por në regjistrin që mban sektori për ekzekutimet dhe është arshivuar pa veprim, ndërkohë që duhej urdhëruar anulimi i kërkimit dhe pushimi i ekzekutimit në kuadrin e amnistisë.
Për të mbyllur këtë tablo, nuk mund të lë mënjanë rastet e vënies në ekzekutim të vendimeve, kur ekzekutimi nuk lejohet me ligj ose kur vendimi ishte haptazi i paligjshëm dhe nuk kanë kaluar afatet për rekurs, raste që vërtetojnë qëndrimin formal burokratik të prokurorëve, sikur kemi përmendur në pjesët e mëparshme të këtij triptiku për hetimet e gjykimet.
Kështu, Prokuroria, çështjen ekzekutimore nr.153/07 e dërgon për ekzekutim, ndonëse është e amnistuar. Me nr. 685 të vitit 2008 dërgohet për ekzekutim vendim-dënimi për largim nga vendi i vuajtjes se dënimit, kur nuk ka qenë i arrestuar me burg, e as në vuajtje të një dënimi tjetër me burgim, por me masë arresti në shtëpi dhe shkelja e kësaj mase nuk përfshihet në këtë figurë krimi. Në raste të tilla kishte vend për rëndim të masë së sigurimit.
Në çështjen Nr. 103, me vendim nr.1301 të vitit 2008 në gjykim të shkurtuar, ulet 1/2 e dënimit, ndërkohë që ligji lejon ulje vetëm në 1/3 të dënimit të dhënë.
Në çështjen nr. 910 të vitit 2008, në arsyetim të vendimit nr. 517, dt. 10.4.08 pranohet se është kryer vjedhje, ndërsa në pjesën urdhëruese deklarohet fajtor e dënohet për tjetër vepër, ndërkohë si kërkesa e prokurorisë edhe vendimi i gjykatës konfirmojnë shprehimisht se ka kryer të dy veprat.
Rikujtojmë këtu edhe rastin ‘Guiness’, ku deklarohet fajtor i papërgjegjshmi pa pasur akuzë të prokurorit, sikur ka ndodhur në çështjen nr. 49 të vitit 2007, për vendimin nr.1912 të vitit 2006, dhe Prokuroria jo më që nuk reagon, por e dërgon për ekzekutim me urdhër që t’i merren të papërgjegjshmit shpenzimet gjyqësore atje ku ishte në spital.
Bëmat e Prokurorisë dhe të Kodit në fushën e ekzekutimeve janë tjetër aspekt që duhet “reformuar” për të garantuar efektivisht realizimin e Drejtësisë në fushën penale.
-fund i triptikut-