E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvritet në Kavajë një 41-vjeçare

Një 41-vjeçare nga Kavaja është gjetur e vetëvrarë dje në një apartament në lagjen 6 të këtij qyteti.
Bëhet fjalë për shtetasen Ermalinda Remzi Lika, 41-vjeç, e cila është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë. Menjëherë në vendin e ngjarjes shkuan shërbimet policore për të hetuar këtë ngjarje.
Nga kryerja e veprimeve hetimore e procedurale si dhe nga deklarimet e familjareve u konkludua se pas një debati për motive të dobta me bashkëshortin e nënën e tij dhe në kushtet e depresionit, është mbyllur në dhomën e saj ku ka qëlluar veten me armë pistoletë, tip "Makarov", e cila ishte e bashkshortit të saj me detyrë oficer në Repartin e Komandës së Forcave të Bashkuara.
Nga kqyrja e vendit te ngjarjes u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma pistoletë, me 6 fishekë, një gëzhojë dhe një predhë fisheku. Materialet hetimore per kete ngjarje i kaluan Prokurorisë Kavajë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›