E Diel, 1 Nëntor 2026

Panairi "Klik Ekspo Group", dëshmia e zhvillimit ekonomik në kohë krize

Një pjesë e bizneseve janë të njohura me ambientet e panairit, pasi çdo vit kanë ekspozuar produktin, falë bashkëpunimit me shoqërinë "Klik Ekspo Group". Për këtë shkak, bizneset "besnike" të panairit i njohin mirë shijet e konsumatorit, kuptojnë se çfarë nevojitet dhe si duhet trajtuar një klient. Suksesi që sjell ekspozimi i produktit apo i shërbimit në panairin Ndërkombëtar "Klik Ekspo Group" vërtetohet edhe nga statistikat, ku gati 40 për qind e bizneseve pranojnë të jenë sërish pjesë e panairit. Ndryshe nga vitet e kaluara, për organizatorët e panairit 2009-a do të konsiderohet një sfidë e vërtetë, për vet faktin se ekonomia shqiptare u prek indirekt nga kriza. Por përgjigjet pozitive për të marrë pjesë në panair, prania e madhe e bizneseve nga vende të ndryshme të Europës, gama e gjerë e produkteve, dhe së fundmi organizimi rekord i forumeve ekonomike si dhe i konferencave të shtypit, rrëzuan poshtë të gjitha mundësitë për zhgënjim të Panairit.

Rreth 450 biznese, nga të cilat gati 90 për qind të huaja, që vinin kryesisht nga vendet më të zhvilluara të botës, si dhe numri i lartë i vizitave, që i kapërcen 150 mijë, e kthyen Panairin "Klik Ekspo Group", në një ambasador të Shqipërisë për thithjen e investimeve të huaja.

Gazeta ka vëzhguar këto ditë ambientet e panairit dhe kontaktoi me shumë biznese, të cilët shprehnin gatishmërinë për të investuar në Shqipëri. Të parët ishin grupi energjetik "Aulona", nga Kosova (në bashkëpunim me italianët), të cilët kishin plane zgjerimi në vendin tonë, në kuadër edhe të projektit që OSSH ka për të përmirësuar rrjetin. Kompania kosovare prodhonte transformator të kapaciteteve të ndryshme dhe mbulonte tregun vendas të saj dhe shumë pak Shqipërinë. "Ndoshta me hapjen e tunelit të Kalimashit, kena me hy më shpejt në Shqipëri" thotë Hamdiu, drejtor i kompaninë. Një tjetër firmë private në fushën e energjisë vinte nga Bosnja. Për herë të parë merrnin pjesë në panair dhe ofronin produkte, si matës të energjisë elektrike.

Duke u ndalur te forumet në media është folur gjatë për atë Greko-Shqiptar, por që në fakt ka patur dhe të tjera shumë interesante. Përgjatë ditës së dytë të Edicionit të 16-të të Panairit Ndërkombëtar janë zhvilluar një sërë takimesh dhe forumesh mes biznesit, Dhomave të Tregtisë të rajoneve të ndryshme dhe përfaqësuesve të lartë të institucioneve shtetërore shqiptare. Agjencia e Investimeve dhe Zhvillimit Tregtar të Hungarisë zhvilloi forumin e sipërmarrësve. Ne këtë forum morën pjesë ambasadori i Hungarisë në Shqipëri, ai i Shqipërisë në Hungari, drejtuesit e Albinvest dhe biznese të rëndësishme të të dy vendeve. Po kështu, në panelin e forumit ishte i pranishëm dhe kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë Nikolin Jaka. Miqtë nga Hungaria vlerësuan me fjalët më të mira organizimin e Panair Ndërkombëtar nga Klik Ekspo Group. Ministria e Ekonomisë e Hungarisë është mbështetësi kyç i Pavionit të Hungarisë, i cili rikthehet pas gati një 10-vjeçari në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës, nxitur edhe nga nevoja për të shumëfishuar shpërndarjen e markave hungareze në tregun shqiptar, duke ofruar produkte të teknologjisë dhe cilësisë së lartë.

Po gjatë ditës së dytë të panairit u zhvillua një seminar i ndërmarrë nga Shoqata e Tregtisë dhe Industrisë Gjermano - Shqiptare dhe SPRINT! Marketing and Management Consulting. "Shtrembërimi i Konkurrencës", si seminar mblodhi shumë biznese të interesuara për tregje të shëndosha. Drejtues të Autoritetit të Konkurrencës Vlerësuan nismën e zhvilluar përgjatë Panairit Ndërkombëtar të Tiranës. Bizneset e Pavionit të Belgjikës kanë shfaqur interes të gjerë në industrinë që ruan dhe mbron mjedisin. në Pavionin e Belgjikës. Në ambientet e hotel Tirana International u zhvillua seminari «Ëallonia Environmental Solutions» - Seminar mbi Mbrojtjen e Mjedisit "Zgjidhjet Mjedisore nga Ëallonia - Belgjikë". Së bashku me Klik Ekspo Group, Agjencia e Tregtisë me Jashtë dhe Investimeve të Ëallonisë - Belgjikë i organizoi seminarin për mjedisin. Ishte dhe zëvëndës ministri i Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacionit, Ernest Noka.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›