AK: Berisha i jep grekëve portin e Vlorës

Aleanca KuqeZi deklaron se pasuritë e kombit dhe shtetit shqiptar janë vënë në rrezik nga kryeministri i Shqipërisë.
“Takimi i fundit Berisha-Contominas për privatizimin e portit te Vlorës është një dëshmi e rende e vizionit te Sali Berishës qe e ka nxjerre Shqipërinë ne ankand te miqtë mafioze te tij nga Greqia dhe Serbia. Aleanca KuqeZi i bën apel kryeministrit te Shqipërisë dhe jo shqiptareve te beje publik procesverbalin e takimit me dyer të mbyllura mes tij dhe Contominas ku temë e diskutimit sigurisht nuk ka qenë vetëm porti i Vlorës, por kush e di se sa privatizime të tjera strategjike që po shkojnë në favor të Greqisë dhe Serbisë për shkak të paaftësisë dhe mungesës se vizionit zhvillues të qeverisë së tij”, thuhet në reagim.
Sipas AK-së, ka ardhur koha që Sali Berisha t'i japë llogari shqiptareve për lidhjet e tij me kontrabandistët nga Greqia dhe Serbia. “Këto privatizime qe mbajnë firmën e Sali Berishës shiten si sukses i procesit të privatizimeve ne vendin tonë, ndërkohë qe nëse bëhet një bilanc i tyre do te dale që shteti shqiptar ka humbur sovranitetin e pasurive të tij kombëtare. Sigurisht qëllimi i privatizimeve të Sali Berisha nuk është kaq i thjeshtë. Ai po përdor këto privatizime si përpjekje e tij personale për të shpëtuar Greqinë nga rrënimi ekonomik dhe këtë po e bën duke shitur pasuritë e shqiptareve pikërisht tek kontrabandistet e Greqisë”, thuhet më tej.
Aleanca KuqeZi deklaron se asetet kombëtare po i jepen Greqisë dhe Serbisë, ndërsa shton se me ardhjen në pushtet, qeveria kuqezi do të shpallë të pavlefshme privativet e porteve. /Start/
2012-08-29 14:10