LSI shtyn Konventen Kombetare per 27 dhe 28 tetor
Strukturat drejtuese të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë vendosur të shtynë zhvillimin e Konventës Kombëtare për datat 27 dhe 28 tetor. Nënkryetari i kësaj force politike, Petrit Vasili, gjatë takimit që pati me të të rinjtë e forumit rinor të LSI-së, tha se vendimi erdhi pas kërkesës së Lëvizjes Rinore për Integrim dhe Lëvizes së gruas për Integrim, për një përfaqësim më dinjitoz në këtë Konventë.
“Duke qenë se shkalla e përfaqësimit të LRI-së arrin në nivelet më të larta të saja politike, jo vetëm në LSI por si në asnjë forcë tjetër politike, ne kemi pasur një kërkesë të vazhdueshme nga Lëvizja Rinore për Integrim për të pasur një kohë akoma më të madhe në dispozicion për ta organizuar në mënyrë sa më të plotë përfaqësimin e saj. LSI-ja e mori në shqyrtim një kërkesë të tillë dhe vendosi ta zgjasë afatin e konventës për në 27 dhe 28 tetor duke pranuar propozimin e Lëvizjes Rinore për Integrim dhe të Lëvizjes së Gruas për Integrim, në mënyrë që t’u japim atyre gjithë kohën e domosdoshme për tu përgatitur e për tu përfaqësuar në mënyrë dinjitoze në të. Është një vendim unik në politikën shqiptare”-deklaroi Vasili, i cili shtoi se është rasti i vetëm në politikën shqiptare.
“Nuk ka një rast të dytë ku një propozim i forumit rinor të një force politike, me të drejtë të plotë dhe me argumente shumë të fortë, të detyrojë dhe imponojë Lëvizjen Socialiste për Integrim, pra partinë qendrore, që ajo të shikojë vendimet e saj dhe të reflektojë lidhur me këto kërkesa dhe me këto pretendime të drejta që lindin për arsye të një përsosmërie politike”, -u shpreh Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim.