Berisha: Rama s'i Enveri, bllokoi integrimin
ELBASAN- Kryeministri Sali Berisha ishte sot i pranishëm në përfundimin e punimeve të rrugës Qafë Rrenas-Labinot Mal. Rruga i vjen në ndihmë banorëve të pesë komunave, ndikon dhe në zhvillimin e tregtisë dhe turizmit malor.
Duke premtuar se qeveria do të vazhdojë rrugën e zhvillimit, bëri përgjegjëse opozitën për refuzimin e statusit kandidat për Shqipërinë.
“Le t’i themi shokut, i cili është ngritur tani e po shkruan vepra - së shpejti do të botojë letrën e hapur për Enver Hoxhën, ku i thotë se Shqipërinë e bllokova për t’u anëtarësuar në Evropë, se ne do të vazhdojmë rrugën që kemi zgjedhur bashkë me ju; rrugën e ndërtimit të një Shqipërie moderne; rrugën e ndërtimit të një infrastrukture të njëjtë me qytetet në çdo fshat dhe komunë të këtij vendi.. rrugën në të cilën ne do të realizojmë ëndrrat dhe të ardhmen tonë që meritojmë".
Rruga me gjatësi 8 kilometra është një investim me vlerë 70 milion lekë.
me gjatësi 8 kilometra, një investim me vlerë 70 milion lekë. Ndërtimi i kësaj rruge do të lidhë tregun e tyre me tregun e Elbasanit dhe shumë shpejtë me tregun e Tiranës, pas përfundimit të tunelit dhe autostradës Tiranë- Elbasan.
Kryeministri Berisha siguroi kryetarin e komunës Labinot Mal se qeveria do të mbështesë çdo projekt, si dhe kërkoi që të ndërmerret një nismë për shumëfishimin e drurëve frutorë.
“Rruga hap zonën tuaj të mrekullueshme, çatinë e Elbasanit, për turistë nga Elbasani, nga Shqipëria dhe nga mbarë bota”, u shpreh Kryeministri.
(s.g/Balkanweb)