Heqja e imunitetit Berisha dy variante per PS-ne

Kryeministri Sali Berisha i ofron opozitës dy variante për lënien e imunitetit të deputetëve dhe zyrtarëve të lartë. Referuar tryezës për imunitetin dhe draftit të propozuar nga ekspertët evropianë, Shefi i qeverisë thotë se është I gatshëm të bëjë sëbashku me opozitën ligjin organik për lënien e imunitetit, ose të pranojë edhe ndryshimin e Kushtetutës vetëm për këtë çështje.
"Jam këtu sërish për të ftuar opozitën, të lëmë mënjanë kundërshtirat dhe të punojmë aty ku bashkohemi. Por mua më erdhi mirë se në një seminar krahas opsionit për të hequr imunitetin me ligj organik të sugjeruar nga komisioni i Venecias, u mbështet nga ekspertë ndërkombëtar dhe opsioni për ndryshim të Kushtetutës. Unë garantoj opozitën se jam i gatshëm për secilin nga këto dy variantet", tha Sali Berisha, kryeministër.
Mazhoranca ka ndjekur deri tani modelin e Bundestagut gjerman për lënien vullnetare të imunitetit, sepse nuk ka mundur të sigurojë 3/5 e votave në Parlament për të ndryshuar Kushtetutën në mënyrë që të hiqet imuniteti për të gjithë zyrtarët e lartë.
Erjon Ajazi