Ministria e Punës masa ndaj shfrytëzimit të fëmijëve
TIRANË- Përballë fenomenit të shfrytëzimit të të miturve që po njeh rritje së fundi Ministria e Punës dhe Agjencia për Mbrojten e të Drejtave të Fëmijëve, në bashkëpunim me UNICEF kanë projektuar ngritjen e zyrave të posacme për çdo qark, Bashki dhe Komunë të vendit.
Në kuadër të decentralizimit ligji për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve i cakton pushtetit vendor detyrimin të monitorojnë në terren situatën dhe për gjithcka të raportojë në agjensinë respektive e krijuar vetëm pak muaj më parë dhe ende nuk është në eficensë të plotë.
Në një takim me drejtues të pushtetit vendor, Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera tha se këto zyra do të monitorojnë në terren situatën.
Ksera tha se pasi të identifikohen të miturit e abuzuar, do të jetë më e thjeshtë të merren masa për personat që i shfrytëzojnë ata.
Ndër të tjera në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin e punës mes institucioneve në bazë dhe në nivel qëndror për të garantuar dhe mbrojtur të drejtat e fëmijëve, si dhe detyrimin e strukturave vendore për identifikimin e problematikës së fëmijëve dhe zgjidhjen e tyre.
(e.m/News24/BalkanWeb)