E Shtunë, 31 Tetor 2026

Levizja e lire. Marreveshja me Serbine PS abstenon

Partia Socialiste nuk kundërshton miratimin e marreveshjes me Serbine per Levizjen e lire te qytetarve, por ne votimin e saj ne parim ata abstenuan. Abstenimi i opozites erdhi fill pas kerkeses se deputetëve të majtë per shtyrjen e marreveshjes ne nje moment te dyte per arsye te impaktit që mund të ketë ajo në opinionin publik te Kosoves ne nje kohe qe pjesa veriore e saj përballet me barrikadat serbe.

"A ka një pakt politik, një veprim juridik që ndërmerr parlamenti shqiptar në një periudhë ku situata në kufirin Kosovë- Serbi është cënuar. Ne jemi parimisht dakord që kjo marrëveshje të nënshkruhet, po nuk jemi të bindur që ky është momenti më i përshtatshëm për ta miratuar këtë marrëveshje", tha Ilir Gjoni, deputet i PS.

Por mazhoranca e konsideroi te panevojshme shtyrjen e draftit. Sipas dpeutetëve demokratë, qëndrimi politik i Shqiperise ndaj Kosoves eshte mëse i qarte.

"Unë mendoj se kjo politikë nuk e ka penguar aspak dhe në asnjë moment të përkrahi cështjen e vet kombëtare, interesat e vet kombëtare, të përkrahi Kosovën si shtet i pavarur për tu konsoliduar nga pikëpamja demokratike dhe zhvillimi i ekonomisë së tregut dhe respektimi i të drejtave të njeriut", u shpreh Leonard Demi, kreu i komisionit të sigurisë.

Pavaresisht kesaj Gjoni kembenguli qe edhe pse opozita eshte parimisht dakord, duhet te jepet informacion nese Serbia e ka ratifikuar tashme kete marreveshje apo kur ka ne plan ta beje, si edhe te shihet impakti politik qe mund te kete. Pas diskutimeve, në Komisionin e Sigurisë u vendos shtyrja e seancës për të mërkurën tjetër, ku marrëveshja me Serbinë do të jetë sërish në axhendë për diskutim.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›