E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjoba mjekeve ISKSH Neglizhuan pacientet

Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetsor, ka   nisur penalizimet ndaj mjekëve të familjes në qendra shëndetsore, por edhe ndaj drejtuesve të farmacive. Shkelje të mëdha janë vënë re në  qendrat  e Dibrës, Elbasanit, Korcës, ku janë kontrolluar rreth 121 mjekë, për administrim të kartelës personale të të sëmurit, për mos plotësim të recetës me rimbursim, për mos zbatim të orarit të punës, apo mos plotësim të formularit të vizitës.

"Janë marr dhe masa administrative me gjobë, me kusht penal, masa të zhdëmtimit të dëmit ekonomik. Dëmet ekonomike janë vendosur për shkelje të kufizimit të listës së barnave, shkelje të kontrollit të përdorimit të barnave, shkelje të akteve normative që nxjerr ISKSH", tha Pjerin Kodracaj, drejtor i kontrollit parësor dhe farmacive në ISKSH.

Por shkelje janë venë re dhe në shumë subjektë farmaceutike  në Tiranë, Elbasan, Shkodër, Fier dhe Vlorë, për  mungesë dokumentacioni, për mosrespektim të kontratës në tregtimin e barnave. Ndërkohë janë kontrolluar dhe depot farmaceutike dhe në total vlera e gjobave të vëna shkon në miliona lekë.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›